
Foto ilustruese
DIMAL- Riaktivizohet një vatër zjarri në fshatin Konisbaltë në qytetin e Dimalit. Ka qënë një zjarrëvënie e qëllimshme që ka çuar në aktivizimin e kësaj vatre zjarri që po përparon drejt pyllit me pisha. Temperaturat e larta dhe era kanë favorizuar zjarrin dhe po e bëjnë më të vështirë shuarjen e tij nga zjarrfikësit.
Për shkak të terrenit të vështirë, në ndihmë të zjarrfikësve të Dimalit janë nisur 3 mjete zjarrfikëse nga Berati dhe forca të ushtrisë. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të zjarrit, që është vendosur qëllimisht për të dytën herë në të njëjtin vend./ ZËRI
Poll