
PRISHTINË- Arben Lamçja, një nga të shpallurit në kërkim nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), është vënë në pranga në Prishtinë. Lamçja është arrestuar nga njësia FAST Kosova në bashkëpunimin me Agjencinë Kosovare për Inteligjencë (AKI) kanë arrestuar në lagjen “Emshir” të Prishtinës . Bashkë me të është vënë në pranga dhe një tjetër person, emri i të cilit nuk është bërë ende me dije.
Arben Lamçja është në listën e 33 personave për të cilët është lëshuar urdhërarrest nga SPAK. Por, në total u ekzekutuan vetëm 15 masa, të tjerët u shpallën në kërkim.
Lista me emrat:
Talo Çela,
Altin Kamami,
Rexhino Doci,
Arben Lamcja,
Arsen Mema,
Eljo Bitri,
Leam Rragami,
Elvis Daka alias Dragoviç,
Dorjan Dyli,
Matilda Hoxholli,
Denada Todi,
Flobenc Mecja,
Armis Stafa,
Maksim Koci,
Erzen Çopja,
Franc Çopja,
Hajdar Bako alias Çopja,
Mikael Qosja,
Martin Musaj,
Guri Biba,
Pajtime Fetahu,
Renato Masuku,
Leonardo Rragami.