
FUSHË ARRËZ – Kryetari i Bashkisë së Fushë Arrëzit, Hil Curri, me anë të një postimi në rrjetet sociale, shprehet se bashkia veriore e vendit, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, për shkak të reshjeve të dendura të borës.
“Bashkia Fushë-Arrëz do të bej të pamundurën për t’ju gjendur pranë banorëve me të gjithëve Njësitë Administrative, Iballe, Blerim, Fierze, Qafë-Mali”, shprehet kryebashkiaku Hil Curri.
Postimi i kryebashkiakut të Fushë Arrëzit, Hil Curri:
Bashkia Fushë-Arrëz ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të reshjeve të denduara të bores! Ekipi i Emergjencave Civile të bashkisë po punon me të gjithë sektorët për përballimin e situatës. Bashkia Fushë-Arrëz do të bej të pamunderen për të ju gjendur pranë banoreve me të gjithëve Njësitë Administrative, Iballe, Blerim, Fierze, Qafë-Mali. Po koordinojmë punen me Emergjencat Civile Kombetare për të përballuar situatën.
Shqipëria u zgjua sot me reshje shiu thuajse në të gjithë territorin, ndërsa ka pasur reshje dëbore në veriun e vendit./ZËRI/