Aktualitet

Reshje shiu dhe dëbore, parashikimi i motit për fundjavën e parë të 2025

Moti parashikohet me alternime vranësirash të cilat do të shoqërohen me reshje shiu

F.I
Reshje shiu dhe dëbore, parashikimi i motit për fundjavën e
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Fundjava e parë e vitit 2025 në vendin tonë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime vranësirash të cilat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit si dhe borë në relievet malore në veri mbi 500metër dhe lindje-juglindje mbi 700-800metër, me intensitet të ulët deri mesatar.

Pas orëve të pasdites parashikohet ndërprerje e reshjeve në të gjithë territorin, dhe intervale të herëpasherëshme me kthjellime. Ditën e diel moti parashikohet i qëndrueshëm me kthjellime të herëpashershme si dhe alternime vranësirash, të cilat do të shfaqen më të theksuara në relievet malore të vendit.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina hera-herës pritet të fitojë shpejtësi 10-16m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-4ballë. Prezenca e mjegullës do të jetë në zonat luginore, si dhe prani e ngricës përgjatë akseve rrugore gjatë orëve të para të mëngjesit dhe natës.

Reshje shiu dhe dëbore, parashikimi i motit për fundjavën e
PARASHIKIMI I MOTIT
Reshje shiu dhe dëbore, parashikimi i motit për fundjavën e
PARASHIKIMI I MOTIT
Poll

MOS HUMB