Aktualitet

RASTI I TRETË i mashtrimit- Ymer Marku 'kërdi' me pronat shtet kur ishte kryekomunar i Bërxullës

Ymer Marku dhe veprimtaria e tij në krye të (ish)komunës së Bërxullës po hetohet nga Prokuroria e Tiranës.

k.m.
RASTI I TRETË i mashtrimit- Ymer Marku 'kërdi' me pronat
Ymer Marku

TIRANË- Bërxulla, që dikur administrohej nga Ymer Marku, duket se ka probleme me pronat. Hetimet që janë duke u zhvilluar në Prokurorinë e Tiranës për tjetërsimin e pronave në ish-komunën Bërxullë kanë zbardhur raste të tjera kur Marku ka abuzuar me detyrën duke falsifikuar një seri dokumentesh, me qëllim tjetërsimin e dhjetëra parcelave. Një rast u zbulua nga Prokuroria e Tiranës, ku një tokë 7500 m2 i ishte shitur kompanisë “Alko Impex”, që menaxhohet nga Arbër Abazi, nipit të ish-deputetit Sadri Abazi. Por nuk është i vetmi rast. Dy sipërfaqe të tjera prej 10.800 m2 dhe 10.000 m2, Marku i ka kaluar tek miqtë e tij, ndërsa njëra është në emër të Arjol Bicit. Ky i fundit është i afërt me vëllezërit e ish-kryekomunarit të arrestuar.

Sipas gazetarit Elton Qyno, i cili shkruan për "OraNews", sipërfaqja prej 10.000 m2 ka qenë një pronë që i përkiste shtetit, e cila në shtator të vitit 2006, rezulton e regjistruar me “SHTET”. Por në regjistrimin fillestar të kësaj pasurie vihet re një korrigjim i datës së regjistrimit të kësaj pasurie. Nga shtatori, data është ndryshuar në qershor 2006 dhe ka kaluar në emër të Hamza Dybelit. Më pas, e njëjta certifikatë është dorëzuar në hipotekë më 8 shtator 2006. Pra kjo pronë, nga shtet, kaloi tek privati me një editim të "vogël" nga zyrtarët e Komunës. 

Por ka dyshime se edhe Hamza Dybeli është thjeshtë një pronar fiktiv që nuk ka asnjë lidhje me pronën. Kjo pasi disa ditë pasi ka marrë pronën, ka shkuar tek noterja Majlinda Lleshi, duke shitur këtë pronë kundrejt 50 milion lekë të vjetrave tek një person tjetër që quhet Dali Çejku nga Kukësi. Dali Çejku ka qënë shok i ngushtë i Sokol Markut, vëllait të ish-kryekomunarit Ymer Marku. Por edhe vetë Çejku mendohet se nuk e ka 'gëzuar' pronën, pasi ka dyshime se emri i tij është vendosur në mirëbesim si shok i ngushtë i Sokol. Megjithatë kjo nuk ka qenë dora e fundit ku është shitur prona, e cila më pas ka kaluar tek Florjan Lila. Edhe ky person, sipas grupit hetimor, është miku i ngushtë ish-kryekomunarit Ymer Marku, me të cilin ka marrëdhënie familjare dhe partiake.

Nga 2006 kjo tokë ka kaluar në emra të tjerë, të gjithë të lidhur me kandidatin e Lulzim Bashës për Bashkinë e Vorës. Më 9 dhjetor 2016, prona kaloi tek Lavdrim Bici, ndërsa disa vite më vonë në 8 mars 2021, e mori Arjol Bici me profesion shofer, mik me vëllanë e Markut.

Duket se toka e shitur tek nipi i ish-deputetit vetëm sa ka hapur një sagë hetimesh për Prokurorinë e Tiranës, që me këto ritme duhet që të verifikojë të gjitha pronat e zonës së Bërxullës./ZËRI

Poll

MOS HUMB