Aktualitet

Rama publikon të tjera pamje nga lirimi i hapësirave publike: Po punojmë me arkitektë të huaj për Rilindjen Urbane 2.0

Rama shkruan se deri nesër do të arrijë në rreth 20 mijë metra katrorë sipërfaqja e hapësirave publike të çliruara.

F.m
Rama publikon të tjera pamje nga lirimi i hapësirave publike: Po
Hapësira

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë të tjera pamje nga lirimi i hapësirave publike. Në një postim në Facebook, Rama shkruan se deri nesër do të arrijë në rreth 20 mijë metra katrorë sipërfaqja e hapësirave publike të çliruara. Sipas tij, me nisjen e lirimit të hapësirave publike, po punohet me projektet e Rilindjes Urbane 2.0, për të cilët thotë se janë angazhuar shumë arkitektë të huaj e vendas.

Statusi:

Sipas planit të punës vetëm në Tiranë arrin deri nesër në rreth 20 mijë metra katrorë sipërfaqja e hapësirave publike të çliruara, ndërkohë që puna nuk do të ndalet më as në kryeqytet, as në qytetet e tjera ku ka marrë kot ky fenomen dhe as në bregdet e në zonat e mbrojtura jo e jo…

Në ndërkohë po punohet me projektet e Rilindjes Urbane 2.0 për të cilën janë angazhuar shumë arkitektë të huaj e vendas.

Ndërsa për vendosjen e tavolinave jashtë, së shpejti do t’u jepet të gjithëve plani i ri, me formulën bazë 75% të hapësirës këmbësorët 25% njësia e shërbimit. Dhe nuk do të lejohet asnjë lloj strukture e ndërtuar në trotuare, përveçse në rastet e hapësirave të bollshme e vetëm atje ku ka një projekt të mirëfilltë urbanistik.

Poll

MOS HUMB