Aktualitet

Ishin duke ruajtur bagëtitë, mbyten 2 vëllezërit e mitur në lumin Shkumbin, i afërmi: U turra me vrap, e ëma...

Vëllezërit 8 dhe 10 vjeç po ruanin bagëtitë, ndërsa u futën për t'u larë në lumin Shkumbin, por rrjedha ka bërë që ata të mos dilnin më në breg. 

F.I
Ishin duke ruajtur bagëtitë, mbyten 2 vëllezërit e mitur
FOTO ILUSTRUESE

ELBASAN-Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Elbasan, ku dy fëmijë kanë humbur jetën pasi u mbytën në rrjedhën e lumit Shkumbin në Fushë-Labinot. Vëllezërit 7 dhe 9 vjeç po ruanin bagëtitë, ndërsa u futën për t'u larë në lumin Shkumbin, por rrjedha ka bërë që ata të mos dilnin më në breg. 

"Në fshatin Labinot fushë, dyshohet se janë mbytur aksidentalisht në lumin Shkumbin dy fëmijë të moshës 7 dhe 9 vjeç (vëllezër). Trupat e pajetë po transportohen për ekspertizë mjeko-ligjore",- njofton policia.

Një i afërm i familjes ka zbuluar për mediat detaje nga ngjarja e rëndë, ku dhe ka treguar se dy vëllezërit janë gjetur nga roja i një hidrocentrali aty pranë, në një gropë të krijuar në ujë në formë prite. 

“Isha te puna, pash policinë, pash që po vinin me vrap. Një zotëri që punon te hidrocentrali, njërin fëmijë e kishte në krah. Pash të ëmën që po përplasej këtej, të atin nuk e di nga ikte më… I njoh, i kam njerëzit e mi, u turra dhe unë me vrap. Kanë bagëtitë, i nxjerrin këtej zallit, me ato mbahen. Prindërit mbajnë lopët, këta mbajnë bagëtitë e imëta, delet. Më tutje është bërë një grop e madhe, kanë bërë një pritë, dhe aty i kishte gjet roja i hidrocentralit. Njërin fëmijë e kishte Polici në krah, ja mora i bëra frymëmarrje artificiale, nuk jepet reagim fare. Vinin çdo ditë te puna ime mbushnin ujë, rrinin aty kur ishte vap”, tha ai.

Trupat e pajetë të 2 të miturve janë gjetur disa metra poshtë vendit ku dyshohet se u futën për t'u larë. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj tragjedie./ZËRI

Poll

MOS HUMB