Aktualitet

Rama: Do lançojmë programin e fermës në shkollë, fëmijët të kuptojnë që domatja s'bëhet në “Tik Tok”

Kreu i qeverisë shtoi se shumë shpejt do të ndërtohet edhe institute për rehabilitimin e fëmijëve në konflikt me ligjin, që do të jetë një infrastrukturë e mirëfilltë për këta fëmijë që kanë kryer vepra penale.

F.m
Rama: Do lançojmë programin e fermës në shkollë,
Kryeministri Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije disangapikat e programit të reformimit të sistemit arsimor. Në fjalën që mbajti, gjatë të cilës bëri me dije dhe vendimin për mbylljen e platformës së “Tik Tok”, Rama tha se nuk do jepen më leje për ndërtime për pallate dhe resorte nëse nuk parashikojnë hapësirë për fëmijët. Gjithashtu ai shtoi se do të rishikohet edhe taksa e strehimit social, ku do ketë një shumë që do shkojë për femijet, për ndërtim shkollash, kopshtesh apo çerdhesh. Kreu i qeverisë shtoi se shumë shpejt do të ndërtohet edhe institute për rehabilitimin e fëmijëve në konflikt me ligjin, që do të jetë një infrastrukturë e mirëfilltë për këta fëmijë që kanë kryer vepra penale. Sipas Ramës, në shkolla do të aplikohet edhe programi i fermës dhe shtoi se të gjitha prodhimet e fëmijëve do të shiten në treg.

"Ata që ndërtojnë pallate, resorte, nuk do të marrin dot leje ndërtimi, nëse nuk parashikojnë edhe një hapësirë për fëmijët. Do të rishikojmë taksën e strehimit social, për të futur komponentin e fëmijëve. Nga çdo ndërtim në Tiranë dhe në Shqipëri duhet të dalë një shumë që do të shkojë për fëmijët, për një shkollë, për një çerdhe apo kopësht.

Problem sot nuk janë fëmijët tanë, jemi ne shoqëria jonë, të gjithë tok tokët që na i mbajnë peng fëmijët, njësoj si rrugaçi i lagjes që është personazhi më tërheqës, ai nuk është i pari i klasës, por është ai që të mëson si të ikësh nga mësimi si të bësh qejf, ja thika dhe ja kjo, ja ajo. Çdo ministri dhe institucion në Shqipëri duhet të ketë programin e vet për fëmijët. Ne jemi duke ndërtuar në spitalin pediatrik një program për të çuar shkollën tek fëmijët dhe fëmijët të kenë mundësi që të bëjnë edhe shkollë me një program të lehtësuar që është një model që e kemi marr nga Izraeli. 

Ne jemi në proces për të ndërtuar institucionin e fëmijëve në konflikt me ligjin që është një model europian për ata fëmijë që kanë kryer një vepër penale dhe që s’mund të çohen në burg, sepse aty dalin më problematik sesa hyjnë dhe së shpejti do të lancojmë fillimin e ndërtimit për të. Ashtu si programi i fermës në shkollë që e kemi nisur. Është program i Ministrisë së Bujqësisë dhe i Ministrisë së Arsimit dhe një program i prodhimit dhe i shitjes së atyre produkteve, që fëmijët të kuptojnë se domatja nuk prodhohet në TikTok dhe që marrëdhëniet s’janë ato të TikTok, por ato të jetës reale. Ne duhet që t’i lidhim fëmijët me jetën reale, bashkë me ne,”- tha Rama.

Sot qeveria shqiptare ka marrë vendimin për mbylljen e platformës së “Tik Tok” në Shqipëri. Lajmin e bëri me dije vetë kryeministrin Edi Rama, në fjalën që mbajti pas një mbledhjeje të gjatë me prindër e mësues. Mbyllja e “Tik Tok”, erdhi pas vrasjes së Martin Canit, 14-vjeçarit që u qëllua me thikë nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshi, i cili është arrestuar.

Poll

MOS HUMB