Aktualitet

Rama dha urdhrin/ 'Vala' e shkarkimeve prek edhe Burgjet, Sadleva Bodo dorëhiqet vetëm pas 9-ditësh në detyrë

Bodo u emërua më 14 tetor me vendim të Këshillit të Ministrave, duke zëvendësuar Adriatik Kupin

F.I
Rama dha urdhrin/ 'Vala' e shkarkimeve prek edhe Burgjet, Sadleva Bodo
Sadleva Bodo

TIRANË-Pasi drejtori i Hekurudhave Shqiptare, Ergys Verdho pohoi nga SPAK se ka dhënë dorëheqjen, një nga të parat që ka dorëzuar largimin është drejtoresha e Përgjithshme e Burgjeve, Sadleva Bodo. Kjo e fundit edhe pse vetëm nëntë ditë në detyrë, nuk i ka shpëtuar 'valës' së shkarkimeve të drejtorëve të institucioneve shtetërore. 

Mësohet se Bodo është paraqitur mëngjesin e së premtes në Ministrinë e Drejtësisë, ku ka dorëzuar dorëheqjen, pas kërkesës së komunikuar nga ministri Toni Gogu. Dorëheqja e saj vjen një ditë pasi kryeministri Edi Rama kërkoi një riorganizim të drejtuesve të institucioneve që varen nga ministritë. 

Bodo u emërua më 14 tetor me vendim të Këshillit të Ministrave, duke zëvendësuar Adriatik Kupin, i cili u larguar pas rreth shtatë muajsh në krye të institucionit. Tashmë, edhe pasardhësja e tij ka paraqitur dorëheqjen, pa pasur më shumë se nëntë ditë në dispozicion për të ushtruar funksionin./ZËRI

Poll

MOS HUMB