Aktualitet

Raiffeisen Bank pjesë e skandalit BANKERS, lejoi tërheqjen e parave të sekuestruara nga Tatimet

Skandali Bankers: Raiffeisen Bank lëvizi paratë edhe pse llogaritë ishin të bllokuara nga tatimet.

Redaksia Zëri
Raiffeisen Bank pjesë e skandalit BANKERS, lejoi tërheqjen e parave
Foto ilustruese

FIER- Hetimet e Prokurorisë së Fierit kanë zbuluar se pjesë e aferës dhe evazionit fiskal me pasoja të rënda që Bankers i ka shkatuar shtetit rezulton edhe Raiffesen Bank.

"Weblajm.com" mëson nga burime se pjesë e hetimeve që po kryen prokuroria e Fierit për skandalin Bankers, është edhe një banka e nivelit të dytë pasi ka shkelur një urdhër sekuestro. Nga hetimet ka rezultuar se tatimet kishin bllokuar llogaritë e Bankers për të vjelur detyrimin tatimor. Por Raiffeisen Bank vazhdonte të kryente transaksione dhe lëvizje në llogaritë e Bankers, duke shkelur ligjin.

Raiffeisen Bank pjesë e skandalit BANKERS, lejoi tërheqjen e parave
Dokumenti

Si pjesë e hetimeve është edhe një zyrë këmbimi valutor, ku kryheshin këmbime valutash të Bankers në lekë ose anasjelltas.

Lëvizjet e parave në Raiffeisen Bank, e cila nuk duhej t’i prekë ato fonde, drejtoheshin nga menaxheri financiar i Bankers Petroleum, shtetasi Ardit Ferko./Weblajm

Poll

MOS HUMB