Aktualitet

Ra bashkë me mjetin e tij në kolektorin e ujit, humb jetën 33-vjeçari

Dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit.

F.m
Ra bashkë me mjetin e tij në kolektorin e ujit, humb jetën
Makina në kolektorin e ujit

VLORË- Një 33-vjeçar kahumbur jetën si pasojë e një aksidenti. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se K. K., 33 vjeç, duke drejtuar automjetin tip Suzuki, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, duke rënë në kolektorin e ujit. Për pasojë, ai ka humbur jetën.

Njoftimi i policisë

DVP Vlorë. Seksioni i Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Sarandë referoi materiale në Prokurori për dy ngjarje aksidentale: Më datë 16.11.2024, në aksin rrugor “Butrint-Xarrë”, në vendin e quajtur “Kolektori i Butrintit”, shtetasi K. K., 33 vjeç, duke drejtuar automjetin tip Suzuki, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, duke rënë në kolektorin e ujit, ku si pasojë ka humbur jetën.

Poll

MOS HUMB