Aktualitet

Qytetari vrau veten në dyert e SPAK/ Dumani: Na vjen keq, kemi vetëm një çështje të regjistruar për mikrokreditë

Dumani shprehu keqardhjen për vdekjen e Trashajt, por tha se mashtrimi i qytetarëve përmes skemës së mikrokredive nuk është kompetencë e SPAK

E.K
Qytetari vrau veten në dyert e SPAK/ Dumani: Na vjen keq, kemi vetëm
Altin dumani

TIRANË- Në një takim informal që ka pasur me gazetarët, kreu i SPAK Altin Dumani, ka folur mbi vetëvrasjen e Pal Trashajt, pasi kërkoi një takim me të. Dumani tha se mashtrimi i qytetarëve përmes mikrokredive nuk është një kompetencë e SPAK, dhe në Prokurorinë e Posaçme është regjistruar vetëm një çështje. Duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për dosjen në ngarkim të guvernatorit Gent Sejko, ndaj të cilit është regjistruar kallëzimi për shpërdorim detyre.

Skema e mashtrimit me mikro-kreditë, sa kallëzime ka për këtë çështje? Ka hetim të regjistruar dhe për cilat akuza?

Dumani: Ne kemi vetëm një çështje të regjistruar, por nuk hetojmë rastet e qytetarëve që janë mashtruar. Kemi një hetim, për një objekt konkret. Nuk bëj komente. Realisht dhe ne na vjen keq që qytetarët përplasen në dyert tona dhe për personat që vijnë për çështje të ndryshme që nuk janë në kompentencën tonë. Shpreh keqardhjen për atë që ndodhi përpara dyerve të SPAK-ut. Ka kërkesa të shumta nga qytarë, ligji na e ka përcaktuar qartë kompetencën tonë.

Pal Trashaj ndërroi jetë pak ditë më parë, pasi kishte pirë fostoksinë në hyrje të SPAK. Prej kohësh ai kërkonte një takim me kreun e SPAK Altin Dumani, për t’i shpjeguar atij, të gjithë zhvatjen që i ishte bërë nga kompania MCA, e cila merret me mbledhjen e kredive të këqija në vendin tonë. 

Trashaj nuk ka mundur që të mbijetojë, pasi u dërgua dje pak pas mesdite në spital, pasi kishte pirë fostoksinë në hyrje të SPAK. Prej kohësh ai kërkonte një takim me kreun e SPAK Altin Dumani, për t’i shpjeguar atij, të gjithë zhvatjen që i ishte bërë nga kompania MCA, e cila merret me mbledhjen e kredive të këqija në vendin tonë. /ZËRI

Poll

MOS HUMB