Aktualitet

Pse nuk po ekstradohet Arben Ahmetaj dhe a po hetohen deklaratat në RAI3? Flet kreu i SPAK Altin Dumani

Altin Dumani flet për ekstradimin e Ahmetajt, SPAK-u në pritje të vendimit nga autoritetet zviceriane

E.K
Pse nuk po ekstradohet Arben Ahmetaj dhe a po hetohen deklaratat në RAI3?
Altin dumani dhe arben ahmetaj

TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Psaçme, Altin Dumani ka folur gjatë një takimi me gazetarët, i cili ësgrë zhvilluar në rrugë informale dhe pa praninë e kamerave. Gjatë bashëbisedimit me gazetarët, Dumani është pyetur në lidhje me ekstradimin e Arben Ahmetajt, ku tha se SPAK është në pritje nga autoritetet zviceriane.

Dumani komentoi edhe deklaratat e Ahmetajt për Rai 3, që akuzonte kryeministrin për lidhje me eksponentë të krimit.

“Ne kemi procedime për inceneratorët dhe këto deklarata janë duke u verifikuar në kuadër të këtyre procedimeve”, u shpreh Dumani.

Kreu i SPAK u ndal edhe te ekstradimet e të kërkuarve shqiptarë nga Dubai, vend me të cilin Shqipëria nuk ka ende një marrëveshje ekstradimi.

“7 procedura zyrtare ekstradimi kemi me Dubain, pasi në informacionet që ne kemi, aty ndodhen të dyshuarit që u kemi firmosur urdhërarreste ndërkombëtare”, tha Dumani, por pa dhënë një përgjigje konkrete nëse esktradimet do të kryhen. 

Arben Ahmetaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar prej 24 korrikut 2023. Ai akuzohet për tre akuza “mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, vetëm dhe në bashkëpunim, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Bëhet fjalë një dosje voluminoze ku ai akuzohet se me veprimet apo mosveprimet e tij ka ndihmuar biznesmenët Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri të fitojnë projektet për inceneratorët e Fierit, Tiranës dhe Elbasanit./ZËRI

Poll

MOS HUMB