Aktualitet

Shkon në 90 numri i qytetarëve të sëmurë në Bulqizë, mjeku: Përjashtojmë skenarin e helmimit nga uji i pijshëm

Ndërsa prefekti i qarkut iu ka bërë thirrje banorëve që të mos e konsumojnë ujin deri në përgjigjen e analizave, mjeku Kaja e ka përjashtuar si shkak

E.K
Shkon në 90 numri i qytetarëve të sëmurë në
SPITALI I BULQIZES

BULQIZË- Vijon të mbetet alarmante gjendja në spitalin e Bulqizës, ku orë pas ore janë duke u paraqitur pacientë me shenja helmimi. Deri tani numri i qytetarëve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spital ka shkuar në 90, nga 50 që ishte deri mbrëmjen e djeshme.

Prefekti i qarkut Dibër Nexhbedin Shehu u ka bërë thirrje banorëve mos ta përdorin ujin e pijshëm deri në përgjigje të analizave pasi dyshohet që mund të jetë uji i pijshëm shkaku i helmimit, por nuk përjashtohet mundësia e ndonjë viroze që po qarkullon.

Mjeku i spitalit të Bulqizës, Shahin Kaja, përjashton mundësinë që qytetarët të jenë helmuar nga uji i pijshëm, pasi sipas tij ata vijnë nga zona të ndryshme, dhe nuk furnizohen nga i njëjti burim.

“Sot me fillimin e ditës së re kanë filluar rastet me heqje barku, me të vjella, me temperatura, por kjo nuk lidhet me ujin e pijshëm, por me faktorë virale. Kjo pasi rastet janë sporadike dhe jo të centralizuara me një vend. Nuk kanë lidhje me ujin, përjashtohet kjo mundësi. Shkaku lë të kuptosh që është një shkak viral. Nuk ka pasur raste festive, por janë raste sporadike të veçanta në zona të veçanta. Nuk dihet shkaku, por vetëm nga uji jo. Kjo pasi kemi të bëjmë me ujësjellës të ndryshëm dhe zona të ndryshme”, tha thënë mjeku Kaja.

Shkon në 90 numri i qytetarëve të sëmurë në
Mjeku shahin kaja

Në Bulqizë nuk është hera e parë që banorët i drejtohen spitalit për ndihmë mjekësore me shenja helmimi, gati një vit më parë pati një helmim masiv ku më shumë se 60 familjarë u paraqitën në qendrën shëndetësore të Gjoricës.

Edhe në janar të 2021, u helmuan nga uji i pijshëm 30 persona të cilët u kuruan në qendrën e Shupenzës. Edhe vitet e shkuara janë shënuar në regjistrat e spitalit pacientë të helmuar për shkak të ujit të pijshëm. E mesa duket ndërhyrjet në rrjetin e ujësjellësit kanë munguar për të zgjidhur këtë problematikë. Policia njofton se ka ngritur grupin hetimor për të zbardhur rrethanat e për të përcaktuar shkakun e helmimit./ZËRI 

Poll

MOS HUMB