Aktualitet

Qeshin në vend që të qajnë/ Sjellje anormale në qeli, dyshohet se fëmijët e Pëllumb Metës përdorin drogë

Ditën e sotme oficeri i Policisë Gjyqësore u ka marrë nga një kampion gjaku teksa ata ndodhen në ambientet e paraburgimit në Durrës.

k.m.
Qeshin në vend që të qajnë/ Sjellje anormale në qeli,
Tre fëmijët

DURRËS- Grupi hetimor që po merret me zbërthimin e misterit të vrasjes së Pëllumb Metës, ka një pistë të re. Të tre fëmijëve të arrestuar të Metës, u janë marrë analizat e gjakut. Sipas burimeve të "Syri Tv", ditën e sotme oficeri i Policisë Gjyqësore u ka marrë nga një kampion gjaku teksa ata ndodhen në ambientet e paraburgimit në Durrës.

Kjo pasi dyshojnë që tre femijët mund të jenë përdorues të lëndëve narkotike për shkak të sjelljeve të tyre në burg, por edhe kur kanë dalë në gjyq. Të tre janë shfaqur të qeshur, të paprekur nga fakti që i morën jetën dhe zhdukën për 10 ditë trupin e babait të tyre. 

Pëllumb Meta u vra nga vajza e tij, Hygerta me armë zjarri (Referuar dëshmisë së dhënë në Gjykatë). Ngjarja e rëndë u zbardh vetëm dy ditë më parë, pas hetimeve 10 ditore nga Policia e Durrësit, për shkak se 50-vjeçari ishte deklaruar i zhdukur. Por vrasja e tij mbetet ende e pazbardhur plotësisht pasi fëmijët kanë dhënë deklarata kontradiktore në lidhje me krimin e rëndë./ZËRI

Poll

MOS HUMB