Aktualitet

Tentoi të vrasë ish-gruan, gjykata lë në fuqi 16 vite burg për Hysen Aliko

51-vjeçari kërkoi ulje të dënimit, kërkesë e cila nuk është pranuar nga trupa gjykuese.

f.t
Tentoi të vrasë ish-gruan, gjykata lë në fuqi 16 vite burg
foto ilustruese

ITALI- Gjykata italiane ka lënë në fuqi dënimin me 16 vite burg për shqiptarin, Hysen Aliko që  tentoi të vriste ish gruan e tij në korrik të vitit 2021. 51-vjeçari kërkoi ulje të dënimit, kërkesë e cila nuk është pranuar nga trupa gjykuese.

Ngjarja ndodhi më 29 korrik 2021, kur Hyseni tentoi të vrasë ish-bashkëshorten, duke e goditur me thikë.

Dy fëmijët e çiftit mbërritën në vendin e ngjarjes duke u përpjekur të shuajnë sherrin, dhe për pasojë djali i tyre u plagos me thikë nga babai 51-vjeçar.

 

Poll

MOS HUMB