Aktualitet

Me urdhër arresti, por kullat vazhdojnë të ngrihen/ Puthja e "bolit" për SPAK, bizneset ende pa sekuestro

Ndërkohë që është në kërkim nga SPAK, kjo e fundit ende nuk ka vepruar sa i përket pasurive të tij. Bizneset e Ervin Matës viojnë të jenë në punë pavarësisht se ai është na arrati. 

k.m.

Me urdhër arresti, por kullat vazhdojnë të ngrihen/ Puthja e
Ervin Mata

TIRANË- Prej mbrëmjes së djeshme Ervin Mata është në kërkim nga SPAK! Një prej 'kokave' të trafikut të drogës nga Amerika Latine për në Shqipëri (sipas SPAK), Mata zyrarisht është subjekt i operacionit “Metamorfoza 2”. Por, Ervin Mata në rrugët e kryeqytetit njihet dhe si biznesmen dhe ndërtues i fuqishëm, por për të tjerë njihet si "Boli i Kokainës", nofkë që i ka mbetur nga përgjimet e zbardhua në telefonin e tashmë të zhdukurit, Ervis Martinaj. Edhe pse pronat janë në emër të babait të tij Luan Mata, i riu është pronari “de facto” i një hoteli në rrugën e Dibrës “Victoria”, ndërkohë që po ndërton një kullë 93 metra të lartë në një zonë të “lakmuar” të kryeqytetit, siç është ajo e ish-Ekspozitës në Tiranë. Ndërkohë në pronësi të Matës ështe vetëm "Computer City". 

Me urdhër arresti, por kullat vazhdojnë të ngrihen/ Puthja e
Dokumenti
Me urdhër arresti, por kullat vazhdojnë të ngrihen/ Puthja e
Hotel Victoria
Me urdhër arresti, por kullat vazhdojnë të ngrihen/ Puthja e
Dokumenti

Ndërkohë që është në kërkim nga SPAK, kjo e fundit ende nuk ka vepruar sa i përket pasurive të tij. Bizneset e Ervin Matës vijonë të jenë në punë pavarësisht se ai është na arrati. “Ekspozita Building”, e cila do të jetë 24 kate ka “gllabëruar” mbi 42 mijë metra katrorë tokë në “Bulevardin Gjergj Fishta’’. Por tek ajo, edhe sot, vazhdon ndërtimi i qetë, ndërkohë që nuk dihet nëse SPAK ka nisur ndonjë verifikim për të zbuluar burimin e këtij investimi pompoz në një zonë jo të lirë të kryeqytetit. Ndoshta të gjitha janë të rregullta sa i përket letrave dhe justifikimit të burimit të tyre, por SPAK nuk ka bërë asnjë sqarim.

Me një Ervin Mata në arrati, sepse dështuan edhe në prangosjen e tij, e vetmja gjë që mund të bëjnë është që të ndjekin paratë. Por a e kanë bërë? Nëse jo, a kanë ndërmend që të hetojnë më tej lidhur me pasuritë që i riu ka në portofolin e tij për të zbuluar më shumë se nga vijnë?

Me urdhër arresti, por kullat vazhdojnë të ngrihen/ Puthja e
Ekspozita Building
Me urdhër arresti, por kullat vazhdojnë të ngrihen/ Puthja e
Dokumenti

Teksa i gjithë ky diskutim ndodh në Shqipëri, vetë Ervin Mata nga arratia ka “thyer” heshtjen. Në media ka qarkulluar një video, ku duket u shumëkërkuari i drejtësisë duke puthur me dorë kameran e telefonit dhe ngre një dolli.

Videoja aludohet se është xhiruar sot, ndaj edhe është konsideruar si përgjigjia e parë nga arratia, e tani e ka për detyrë SPAK që ta kapë. Nëse nuk ia arrin dot...të paktën të krijojë rrethanat. Deri atëherë kullat do vazhdojnë vazhdojnë të ngrihen!/Zëri.ai

Poll

MOS HUMB