Aktualitet

Protestat në Tiranë, apeli i OKB-së: Ndalni dhunën dhe ulni tensionet, palët të angazhohen në dialog

Në deklaratën e publikuar sot, OKB-ja thekson rëndësinë e respektimit të të drejtave themelore të njeriut, përfshirë të drejtën për tubim paqësor, lirinë e shprehjes dhe lirinë e shtypit.

zh.ll
Protestat në Tiranë, apeli i OKB-së: Ndalni dhunën dhe ulni
foto ilustruese

TIRANË- Kombet e Bashkuara në Shqipëri kanë reaguar për situatën e tensionuar gjatë protestave në Tiranë, duke shprehur shqetësimin për aktet e dhunës dhe përshkallëzimin e tensioneve.

Në deklaratën e publikuar sot, OKB-ja thekson rëndësinë e respektimit të të drejtave themelore të njeriut, përfshirë të drejtën për tubim paqësor, lirinë e shprehjes dhe lirinë e shtypit. Gjithashtu, OKB u thirrje forcave të rendit për vetëpërmbajtje dhe proporcionalitet.

Në përfundim të reagimit, OKB u bën thirrje të gjitha palëv e që të angazhohen na një dialog kontruktiv që të kontribuojnë në uljen e tensioneve. 

Deklarata e plotë e OKB-së në Shqipëri

Kombet e Bashkuara në Shqipëri shprehin shqetësimin për aktet e fundit të dhunës dhe përshkallëzimin e tensioneve gjatë protestave në Tiranë. Rikonfirmojmë rëndësinë e respektimit dhe mbrojtjes së të drejtave themelore të tubimit paqësor, lirisë së shprehjes dhe lirisë së shtypit, si dhe të garantimit të sigurisë dhe dinjitetit të të gjithëve, në përputhje me parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

Theksojmë rëndësinë e vetëpërmbajtjes dhe proporcionalitetit në veprimet e forcave të rendit, respektimit të garancive për një proces të rregullt ligjor dhe mbrojtjes së pronës publike dhe private, në përputhje me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. 

U bëjmë thirrje të gjitha palëve të përfshira të përmbahen nga dhuna, të kontribuojnë në uljen e tensioneve dhe të angazhohen në një dialog konstruktiv, në frymën e respektit të ndërsjellë dhe të angazhimit të përbashkët për paqen dhe shtetin e së drejtës./ZËRI

Poll

MOS HUMB