Aktualitet

Protesta për vrasjen e Martin Canit, merr pjesë motra e Egli Progës: Duam drejtësi

Në këtë protestë mori pjesë edhe motra e Egli Progës që u vra në në gusht të këtij viti në Pogradec.

I.F
Protesta për vrasjen e Martin Canit, merr pjesë motra e Egli
Motra e Egli Progës

TIRANË- Sot qytetarët janë mbledhur para ministrisë së Arsimit për të protestuar për vrasjen e 14-vjeçarit tek shkolla 9-vjeçare e “Fan Nolit” në Tiranë. Në këtë protestë mori pjesë edhe motra e Egli Progës që u vra në në gusht të këtij viti në Pogradec. Ajo iu bëri thirrje qytetarëve të protestojnë, ku dhe iu kërkoi prindërve të 14-vjeçarit si autor i dyshuar që të kontaktojnë me familjen e viktimës. Ajo kërkoi që të vendoset drejtësi për të miturin.

"Erdha sot këtu për mes jush për Martinin, ëngjëllin e vogël të babait të tij dhe nënës zemërmadhe. Çfarë zemre të pastër mund të ketë një nënë që nuk kërkon hakmarrje për kasapin e djalit të saj 14-vjeçar, dritën e syve të saj. Florina vetëm vajton e vajton dhe nuk kërkon asgjë, madje as drejtësi. E përse duhet drejtësia pas ikjes së Martinit të vogël? Për të edukuar babain e vrasësit, apo nënën e tij që nuk duket askund në këtë tragjedi. Ku është Vilma Përlleshi? Nëna e vrasësit, përse nuk flet? Përse fshihet? Përse nuk e përqafon Florinën që vetëm qan e qan dhe nuk fajëson askënd. As ty zonjë që vazhdon dhe fshihesh bashkë me babain e vrasësit. Ku do të gjeni ju prindër më të paqtë në rruzullin tokësor se prindërit e Martinit? Që iu iku drita e syve dhe nuk kërkojnë asgjë, vetëm të ikin nga ky vend, nga skena e krimit. A dëgjon qeveria, policia, prokuroria, ministria, media, populli mbarë, prindërit e Martinit të vrarë duan vetëm të ikin jashtë Shqipërisë dhe të harrojnë këtë vend që është vend krimi. Edhe familja ime iku nga Pogradeci i banditëve, erdhi në Tiranë, pasi nuk mundet të qëndroj më aty, në atë vend krimi. Sa kohë do vazhdojë kjo gjendje? Edhe sa? Edhe sa ëngjëj të tjerë duhet të vriten me jatagan tek shkolla. Po, po me jatagan. Keni dëgjuar se në Amerikë ndodhin masakra, por ku keni parë në një vend kaq të vogël që të vriten me jatagan në shkolla, në derën e shkollë? Po Martinin kush e sjell në këtë jetë, jatagani i drejtësisë? Po Egli Progën? Unë jam këtu për të bërë një thirrje publike për të gjithë ata që kanë fëmijë, vëllezër dhe motra, ngrihuni dhe mos lejoni më t’ju vriten më të dashurit tuaj. Bëhuni bashkë me prindërit e Martinit dhe bashkë me mua!", tha ajo. /ZËRI

Poll

MOS HUMB