Politikë

Protesta para Bashkisë, reagon dhe ambasada e Italisë: Dhuna, e pajustifikueshme

Ky reagim vjen pas atyre të ambasadës britanike, amerikane dhe të BE-së, por edhe Italia dënon aktet e dhunës.

k.m.
Protesta para Bashkisë, reagon dhe ambasada e Italisë: Dhuna, e
Ambasada italiane në Tiranë

TIRANË- Ambasada e Italisë në Tiranë ka dënuar aktet e dhunës në protestën e opozitës, para Bashkisë së Tiranës. Ky reagim vjen pas atyre të ambasadës britanike, amerikane dhe të BE-së, por edhe Italia dënon aktet e dhunës. Sipas tyre, dhuna ndaj objekteve dhe personave (duke iu referuar efektivëve të Policisë), nuk është e justifikueshme.

"Ambasada e Italisë në Tiranë dënon aktet e dhunës të kryera sot gjatë protestës së zhvilluar para Bashkisë Tiranë. E drejta për t'u organizuar paqësisht e për të protestuar është thelbësore në një shoqëri demokratike, por dhuna ndaj objekteve apo personave nuk është aspak e justifikueshme,"- thuhet në reagimin e ambasadës italiane.

POSTIMI I PLOTË:

Poll

MOS HUMB