Aktualitet

Protesta e opozitës, shoqërohen në Polici 35 persona

Zonat e bllokuara në Tiranë ishin kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit, sheshi Willson, Pallati me Shigjeta, Zogu i Zi dhe Bashkia e Tiranës. 

I.F
Protesta e opozitës, shoqërohen në Polici 35 persona
Pamje nga protesta

TIRANË- Policia ka shoqëruar në komisariat pas protestës së opozitës 35 persona. Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë për 3 orë bllokuan disa nga akset kryesore në kryeqytet. Zonat e bllokuara në Tiranë ishin kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit, sheshi Willson, Pallati me Shigjeta, Zogu i Zi dhe Bashkia e Tiranës. 

Në një moment të dytë, protestuesit në Sheshin Ëillson janë nisur për t’iu bashkuar atyre te Bashkia e Tiranës. Gjatë gjithë protestës ka pasur përplasje me forcat e Policisë, ndërsa disa tubuesëve i ka rënë të fikët gjatë tubimit. Po ashtu, gjatë protestës janë lënduar edhe kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi dhe Belind Këlliçi. Ky i fundit pretendon se është qëlluar me shishen e një spray nga një efektiv policie. /ZËRI

Poll

MOS HUMB