
TIRANË- Në shkollën Fan Noli janë shtuar efektivët e policisë që mbikqyrin instuticionin pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani, nga bashkëmoshatari i tij Mario Përlleshi. Ministria e Arsimit tha për “Top Channel” se kanë nisur hetimet për të zbuluar si kanë reaguar strukturat dhe si e ka menaxhuar drejtoria e shkollës personelin.
Në portën e shkollës janë shkruar mesazhe të pafundme për të ndjerin Martin Cani, ku përveç shokëve të tij të klasës, edhe njerëz të tjerë që e njihnin kanë lënë mesazhe për të. Në një prej mesazheve shkruhej: Shpresoj të jesh duke na parë nga lart e të jesh duke u kujdesur për ne.
Të hënën e 18 nëntorit, adoleshentët Martin Cani dhe Mario Prelleshi ishin konfliktuar gjatë pushimit të gjatë, por ishin ndarë nga roja i shkollës dhe mësuesit. Disa orë më pas, rreth orës 13.00, kur edhe kishin përfunduar mësimin, u ritakuan në oborr ku edhe u përleshën me thika. Autori vrau 14-vjeçarin dhe plagosi shokun e ngushtë të viktimës, Luis Meçen. Gjatë marrjes në pyetje për shkakun e sherrit, autori është shprehur se përplasja kishte nisur për një "pse më shikon?", por në asnjë moment nuk ka shprehur pendesë. Që nga dita e ngjarjes deri më sot, i mituri ishte në spital, por sot është nisur për në Kavajë, në institucionin e vuajtjes së dënimit për të miturit. /ZËRI