Aktualitet

Pronari i "DeltaPharma" dëshmon për 4 orë në SPAK, Eduard Curraj: S'ka lidhje me Beqaj!

Biznesmeni Curraj është shfaqur i vetëm. Pasi ka dhënë dëshminë e tij në SPAK, Curraj është shprehur për gazetarin se ka dhënë shpjegime për një çështje.

k.m.
Pronari i "DeltaPharma" dëshmon për 4 orë në SPAK,
Eduard Curraj

TIRANË- Eduard Curraj, pronari i kompanisë "Deltapharma" ka dëshmuar në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për më shumë se 4 orë. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga gazetari i "OraNews", Edison Vatnikaj, biznesmeni Curraj është shfaqur i vetëm. Pasi ka dhënë dëshminë e tij në SPAK, Curraj është shprehur për gazetarin se ka dhënë shpjegime për një çështje. Por ka shtuar se ngjarja nuk ka lidhje me personin nën hetim, ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Në dhjetor të vitit 2023 një nga kompanitë farmaceutike “Delta Pharma” e lidhur ngushtësisht me Adriana Beqaj, bashkëshorten e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është bërë objekt i kontrollit të imtësishëm nga oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe SPAK.

“Delta Pharma-Al” është një shoqëri farmaceutike e themeluar në vitin 2006 nga Tahir Sadiku, Dorian Sadiku, Eduart Curraj.

Me kalimin e kohës, Eduart Curraj mbeti aksioneri i vetëm i kësaj shoqërie farmaceutike./ZËRI

Poll

MOS HUMB