Aktualitet

Korrupsion dhe ndikim i paligjshëm/ SPAK aksion tek Enti Kombëtar i Banesave, lëshohen 8 masa sigurie! (EMRAT)

Aksioni raportohet se ka lidhje me Entin e Kontrollit të Banesave.

k.m.
Korrupsion dhe ndikim i paligjshëm/ SPAK aksion tek Enti Kombëtar i
Foto ilustruese

TIRANË- Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur një tjetër aksion në Durrës. Aksioni ka lidhje me Entin e Kontrollit të Banesave. Ende nuk ka të dhëna zyrtare nga SPAK, por mësohet se për hetuesit janë lëshuar 8 masa arresti, 5 për "arrest me burg" dhe 3 për "detyrim paraqitje". 8 personat ndaj të cilëve është caktuar masë sigurie akuzohen për ushtrim ndikimi të paligjshëm dhe korrupsion. 

Arrest burg:

Enxhi Çelaj
Viola Mema
Vasil Karasaliu
Behare Luzi
Gëzim Sylaj

Detyrim paraqitje:

Sokol Sylaj
Shyqyri Dema
Gazmend Panxha

Por se cili është pozicioni i personave të lartpërmendur ende nuk dihet pasi SPAK ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me aksionit që duket se është ende duke u zhvilluar./ZËRI

Poll

MOS HUMB