Aktualitet

Projekti fotovoltaik të UKKO Korçë, si gënjeu Ahmetaj për njohjen me italianin

Gjithashtu SPAK shkruan se e përforcon pistën se Ahmetaj ka gënjyer në dëshminë e tij, duke pasur parasysh edhe faktin se nga provat e mbledhura, këta përsona kanë qenë në shoqërinë e njëri tjetrit dhe të tretëve.

F.m
Projekti fotovoltaik të UKKO Korçë, si gënjeu Ahmetaj
Arben Ahmetaj

TIRANË- Në dosjen e siguruar nga ZËRI, rezulton se ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka gënjyer në dëshminë e tij dhe është përpjekur të fshehë njohjen me italianin Francesco Pistritto, i njëjti me të cilin është takuar në Itali nën shoqërinë e ministrit Niko Peleshi dhe të Klodian Zotos. Ky emër ka bashkëpunuar me Zoton në Korçë për zbatimin e një projekti me impiant fotovoltaik në Korçë, me fitim 52.814.332 lekë. Gjithashtu SPAK shkruan se e përforcon pistën se Ahmetaj ka gënjyer në dëshminë e tij, duke pasur parasysh edhe faktin se nga provat e mbledhura, këta përsona kanë qenë në shoqërinë e njëri tjetrit dhe të tretëve. në bisedat e kryera për projektin fotovoltaik të UKKO Korçë. Hyrje-daljet nga Shqipëria përkojnë gjithashtu.

Pjesë nga dosja:

Projekti fotovoltaik të UKKO Korçë, si gënjeu Ahmetaj
Takimi në Itali

Ndërkohë personi nën hetim Arben Ahmetaj, i pyetur para organit procedues nëse e njeh këtë shtetas, pretendon se nuk e njeh dhe është hera e parë që e dëgjon si emër.

57. Në fakt siç lehtësisht mund të konstatohet, të dy deklarimet përveçse në kundërshtim me njëri tjetrin përmbajnë rrethana të pavërteta për shkak se nga fotografitë e sipërcituara dhe provat e tjera të administruara rezulton qartësisht se këta persona kanë qenë në shoqërinë e njëri tjetrit dhe të tretëve. në bisedat e kryera për projektin fotovoltaik të UKKO Korçë.

58. Gjithashtu, nga kqyrja e realizuar ndërmjet hyrje-daljeve të shtetasve Arben Ahmetaj dhe Francesco Pistritto, kanë rezultuar disa udhëtime të përbashkëta ndër të cilat mund të përmendim:

Shtetasit Arben Ahmetaj dhe Francesco Pistritto, më datë 10.12.2010, respektivisht në orën 05:34 dhe 05.35, kanë dalë nga aeroporti i Rinasit, me linjën ajrore Al Italia - AZ 510/507 Romë.

Shtetasit Arben Ahmetaj dhe Francesco Pistritto, më datë 14.04.2013, respektivisht në orën 11:47 dhe 11.42 kanë hyrë nga aeroporti i Rinasit, me linjën ajrore Al Italia AZ 510/507 Romë.

Shtetasit Arben Ahmetaj dhe Francesco Pistritto, më datë 11.06.2014, respektivisht në orën 08:38 dhe 08.42 kanë hyrë nga aeroporti i Rinasit me linjën ajrore Turkish Airlines TK 1073/1074 Stamb.

Në deklarimin e tij të datës 30.06.2023, shtetasi italian Francesco Pistritto, ka deklaruar se në vitin 2006 ka hapur një shoqëri, që quhej F.P. Consulting Shpk, e cila kishte objekt aktiviteti "konsulencë

financiare" por ka pasur dhe disa objekte të tjera si palestër etj. Pretendon se ka filluar të bëjë konsulencë për bankën Veneto rreth vitit 2006, si konsulent i jashtëm, dhe do të gjente klientë të cilët do të ishin të interesuar për të marrë kredi. Në këtë formë, do të merrte përqindjen time, në bazë të vlerës së kredisë.

Në lidhje me shtetasin Klodian Zoto, deklaron se e njeh mirë dhe njohjen me të e ka pasur që kur

ishte në Bankën Italo Shqiptare, 15 vite më parë. Në vitin 2010 ose në vitin 2011 është telefonuar nga Klodiani i cili i ka kërkuar këshille për të ditur se si funksionon një garanci bankare. Francesco është takuar me të, e ka sqaruar për sa e pyeti.

Shtetasin Mirel Mërtiri pretendon se e ka takuar në Tiranë në prezencë të shtetasit Klodian Zoto, diku nga viti 2013.

Pranon se ka kryer udhëtime me shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri në drejtim të Italisë. Gjithashtu në vijim sqaron se rreth vitit 2009-2010, ndoshta edhe më vonë, është angazhuar si konsultent bankar për projektin Fotovoltaik në Korçë. Në këtë projekt, ka bërë dokumentacionin e nevojshëm për ta dorëzuar në bankën Veneto, për aprovimin e kredisë. Vlera e kërkuar në bankë ka qenë rreth 1 milionë euro. Kjo kredi është aprovuar.

Pas këtij projekti që u realizua me sukses, sërisht për qytetin e Korcës është angazhuar në një projekt për Ujësjellës Kanalizime i cili u fitua nga një kompani e Klodian Zotos, i duket se ka qenë ITS. Ky projekt është bërë ndërmjet viteve 2010-2013, por saktësisht nuk e mban mend. Po, kështu, në këtë projekt është angazhuar në përgatitjen e dokumentacionit për marrjen e kredisë pranë Veneto Bank. Kredia e kërkuar mesa kujton ka qenë 1.6 milionë euro.

Deklaron se shtetasit Arben Ahmetaj dhe Mirel Mërtiri kishin njohje me njëri tjetrin.

Pranon se nuk ka pasur takime të organizuara të shtetasit Francesco, Arben, Mirel dhe Klodian por rastësore ka ndodhur që të kenë qëne bashkë. Këto takime kanë ndodhur në restorante, bare por asnjeherë në zyrë.

Në lidhje me udhëtimet e përbashkëta me shtetasin Arben Ahmetaj deklaron se mesa i kujtohet 99 % nuk ka udhëtuar ndonjëherë me të, edhe nëse mund të ketë ndodhur ka qenë rastësore.

Deklaron gjithashtu se e njeh edhe ish bashkëshorten e shtetasit Arben Ahmetaj, shtetasen Albina, por vetëm si kontakt që kanë patur ndërmjet dy bankave, ish- banka Amerikane dhe Banka Italo- Shqiptare.

Poll

MOS HUMB