Aktualitet

Mbi 29 mln lekë u fituan në Berat! Zoto e Ahmetaj ‘kopsitën’ marrëveshjen me Ujësjellësin, takimi me kryebashkiakun Nasufi

Sipas përllogaritjeve, për vitin 2015, fitimi i parashikuar është në vlerën 26,904,000 lekë.

F.m
Mbi 29 mln lekë u fituan në Berat! Zoto e Ahmetaj
Fadil Nasufi

TIRANË- Në dosjen e siguruar nga ZËRI, vihet re se edhe qyteti i Beratit është prekur e manovruar nga dyshja Mërtiri-Zoto, sigurisht sërish me ndihmën dhe influencën e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) bën me dije se pas një takimi të zhvilluar me kryebashkiakun e Beratit në atë kohë, Fadil Nasufi, është vendosur që Këshilli mbikqyrës i Ujësjellësit Berat-Kuçovë sh.a., të miratojë ofertën financiare të shoqërisë Integrated Technology Services dhe F.M.O. për "Financim Instalim i projektit të sistemit të matësave elektornike ëireless për Ujësjellësin Berat - Kuçovë". Sipas përllogaritjeve, për vitin 2015, fitimi i parashikuar është në vlerën 26,904,000 lekë.

Pjesë nga dosja:

Në vijim të komunikimeve të evidentuara të shkarkuara në kompjuterat e sekuestruara shtetasit Klodian Zoto, evidentohen komunikime sa më poshtë vijon:

Mireli i shkruan Arbenit: Kam nja dy orë që jam kthyer në Tiranë. Ti si po kalon andej

Arbeni: Hë mo tigër

Mireli: Shumë mirë fratelo. Ti je ketej apo ke levizur... Kalofsh sa më mirë. Të hënën e lash me fadilin të iki në Berat.

Arbeni: Ou qenke kthyer tigre. Mir Kalove?...Jo jam në itali vëlla. Dhe për ca ditë.

Mireli: Mirë duket. Të hënën do të shkruaj më tepër.

Arbeni i shkruan Mirelit (Klodit): Si ka ec andej?

Mireli: Jo jo. Po ecin me ritmin e planifikuar. Po pash ndonjë gjë ndryshe të marr menjëherë.

Arbeni: Gjërat jan sic priteshin apo jan kompliku ndopak?... Ok.

Mireli i shkruan Arbenit: Fratelo mirëmbrama. Si po kalon?? Sot isha në Berat u bë mbledhja, cdo gjë vajti shumë mirë. Nga fundi i javës do merremi me trat e tjera. Të fala e kalofsh sa më mirë.

Mireli i shkruan Arbenit: Fratelo me Tanin u takova. Cdo gjë duket mirë. Flasim kur të kthehesh....Nga fundi i muajit.... Shumë mirë...

Arbeni i shkruan Mirelit: Kur është këshilli bashkiak i beratit... Ok, si duket? Ok

Klodian Mertiri bisedon me Klodian Zoton: Tani mbarova. Te enjten jemi ne korce.

Arben Ahmetaj i shkruan Klodian Mërtirit: He mo ja dergove ate beratit apo jo

Mirel Mërtiri: E mori klodi ne tel po se ngriti se me duhet emaili i fadilit

Arben Ahmetaj: Mbylle kte pune, jo pa fund

38.1. Në lidhje me Beratin rezulton sipas akteve të përcjella me shkresën nr. 456/1 prot datë 11.05.2023 të Shoqërisë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Berat sh.a., se me vendimin nr. 2 datë 31.05.2013 "Për miratimin në parim të investimit për instalimin e 12 000 matësave elektronik ëireless të ujit "Në SH.A.U.K. Berat Kuçovë Këshilli i Bashkisë Berat ka vendosur të miratohet në parim ky investim, me shoqërinë "Teoalb". Të caktojë kryetarin e Bashkisë për të gjitha format proceduriale për realizimin e këtij investimi..... Matësat do të blihen nga SH.A.U.SH.K. Me ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi ngarkohet kryetari i Bashkisë.

Me ofertën financiare datë 01.08.2013 shoqëritë "ITS" dhe "FMO" sh.p.k. paraqesin ofertën për financim, investim dhe instalim përfundimtar të matësave të ujit dhe sistemit të transmetimit ëireless për ujësjellës kanalizime, qyteti i Berat Kuçovë. Me vendimin nr. 5 datë 06.09.2013 Këshilli mbikqyrës i Ujësjellësit Berat-Kuçovë sh.a., vendosin të miratojnë ofertën financiare të shoqërisë Integrated Technology Services dhe F.M.O. për "Financim Instalim i projektit të sistemit të matësave elektornike ëireless për Ujësjellësin Berat - Kuçovë".

Me vendimin nr. 5 datë 03.10.2013 të Asamblesë së Aksionerëve, sh.a. Ujësjellës Kanalizime Berat Kuçovë, e përbërë ndër të tjera nga Kryetari i Bashkisë Berat shtetasi Fadil Nasufi, është vendosur të miratohet oferta financiare e shoqërisë Integrated Technology Services dhe FMO për "financim, instalim i matësave të ujit dhe sistemit të transmetimit ëireless për Ujësjellës Kanalizime Berat - Kuçovë. Miratimin e procedurave ligjore për realizimin e kësaj marrëveshje. Kryetari i Bashkisë Berat të jetë garantues dhe ndihmues i realizimit të tërë procedurës ligjore për mbarëvajtjen e kësaj kontrate....

Në vijim rezulton se më datë 21.10.2013 me nr 209 prot është lidhur një marrëveshje tregtare ndërmjet shoqërisë Ujësjellës Berat Kuçovë sh.a. përfaqësuar nga administratori Fatmir Shehu dhe shoqërive "F.M.O." sh.p.k. përfaqësuar nga administratori Arenc Myrtezani dhe shoqërisë "ITS" sh.p.k. përfaqësuar nga adminstratori Klodian Zoto. Financimi total i projektit do të jetë 2 780 000 euro pa tvsh dhe pagesat do të realizohen nga UKBK sh.a. me një interes prej jo më shumë se 4.5% në vit. Në fazën e parë do të instalojë sallën e kontrollit si dhe një numër prej jo më shumë se 5.000 matësa elektronike ëireless, për një periudhë 12 mujore. P 2 do të instalojë 20 000 matësa uji.

38.2. Në lidhje me këtë projekt, në datë 30.12.2014, ora 23:24, shtetasi Klodian Zoto nga posta e tij elektronike  i ka dërguar vetes së tij (dërguesi dhe marrësi i emailit është i njëjtë) dokumentin e emërtuar "Pershendetje Stela.docx" në formatin ëord dhe dokumentin e emërtuar "Budget 2015.xlsx" në formatin excel (të dhëna të përftuara nga ekspertimi kompjuterik i kompjuterave të sekuestruara shtetasit Klodian Zoto). Në këto dokumente ndër të tjera rezulton të përshkruhet në detaje, planifikimi i shpenzimeve dhe buxheti që do të përdoret për vitin 2015, për projektin e Berat-Kuçovë. Sipas përllogaritjeve, për vitin 2015, fitimi i parashikuar është në vlerën 26,904,000 lekë.

Poll

MOS HUMB