
TIRANË- Solidariteti mes kolegëve duket se nuk ishte virtyt i Kushtrim Selimit, një nga shefat e sektorit të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore.
Madje ishte i vendosur që t'i sulmonte në çdo mënyrë, për t'u zënë vendin e punës. Jo me punën e tij, por duke shpifur për ta dhe duke dëmtuar në fund të fundit, Policinë e Shtetit. E gjithë kjo intrigë e thurrur u zbulua apo një lajmi të porositur nga Kushtrim Selimi në një portal që ai kishte hapur dhe ku publikonte lajmet që i përgatiste gazetari Ervis Hasanaga. Aktualisht, Selimi është shpallur në kërkim, por gjithë skemën e ka zbuluar gazetari dhe sekretarja e AMP-së, Rexhina Omeri.
"Regina Omeri është pyetur se kush është arsyeja që Kushtrimi kërkonte dhe publikonte lajme të tilla në portalin Shqipneës.info dhe ka deklaruar se nuk e ka idenë se përse e bënte Kushtrimi një gjë të tillë, por në disa biseda të shkurtra që ka kryer me të pa interes nga ana e saj i bënte për arsye personale pune. Është pyetur nëse ka dijeni për ndonjë person tjetër të përfshirë në administrimin, futjen ndryshimin apo fshirjen e të dhënave në portalin Shqipneës.Info dhe ka deklaruar se nuk ka dijeni dhe as nuk ka qënë e interesuar që ta dinte. Siç ka deklaruar dhe më sipër di që me këtë portal merret Ervisi dhe lajmet ia dërgonte Kushtrimi,"-shkruhet në dosje.
Pra Omeri e ka zbuluar të gjithë skemën se përse krijoheshin ato lajme. Por ende nuk dihet se nga vinte burimi i parave, me të cilat paguhej gazetari nga Selimi. Por zyrtarja e AMP, Regina Omeri ka pranuar se lajmet ia niste Kushtrim Selimi dhe kjo e fundit ia dërgonte gazetarit për publikim. Ajo ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë përfitim monetar, por dyshohet se Selimi dhe Omeri kishin lidhje intime./ZËRI