
SHKODËR-Dje u mbjatën zgjedhjet në univeritetet e vendit. Ndërkohë që në të gjitha universitetet e tjera kanë përfunduar proces verbalet, në Shkodër nuk mblidhet komisioni për ta zyrtarizuar fituesin. Komisioni Institucional i Zgjedhjeve i Universitetit “Luigj Gurakuqi” nuk po mblidhet sot, ashtu siç ishte parashikuar, për të shpallur rezultatin e zgjedhjeve për rektor.
Në Universitetin e Shkodrës kandidatët për rektorë ishin Tonin Gjuraj, Rajmonda Kcirja dhe Nertila Ljarja. Tonin Gjuraj, i cili hodhi dhe akuza për parregullsi të procesit zgjedhor është zgjedhur rektor. Ai u shpall fitues edhe pas leximit të votave të studenteve. Me herët, Gjuraj fitoi garën për votat e pedagogëve.
Emrat e komisionit zyrtarë që duhet të firmosin:
Fatjon Nurja Kryetar
Gaspër Kokaj Anëtar
Peter Saraçi
Anelmo Spahija
Irini Dibra
Sebastjan Mjekaj
Marjan Curri student