Aktualitet

Prindërit e Martin Canit: Ne nuk duam hakmarrje, duam të largohemi që këtu

Ëngjëll dhe Florina Cani tregojnë se ëndrrat e Martinit për tu bërë futbollist, u prenë në mes.

F.m
Prindërit e Martin Canit: Ne nuk duam hakmarrje, duam të largohemi
Ëngjëll dhe Florina Cani

TIRANË- Prindërit e Martin Canit që u vra në shkollë nuk duan hakmarrje. Në një intervistë për “TOP Story”, ata shprehin dhimbjen e madhe që po përjetojnë pas humbjes së djalit të tyre. Ëngjëll dhe Florina Cani tregojnë se ëndrrat e Martinit për tu bërë futbollist, u prenë në mes.

“Nuk duam hakmarrje. Ishte shumë fëmijë i dashur, ku ta gjej djalin unë? Martini thoshte do bëhem futbollist i madh. Ne nuk jemi njerëz që duam hakmarrje, duam paqe duam të punojmë, ne duam të largohemi nga këtu, të shkojmë në SHBA te vëllai im. Mos i ndodhtë askujt. Dua ti jap mesazh njerëzve, askush nuk do ta bëjë djalin kriminel, këtë e besoj,”- thonë ata mes lotësh.

Ngjarja e rëndë që tronditi vendin ndodhi të hënën. Të rinjtë, Martin Cani dhe Mario Prelleshi ishin konfliktuar gjatë pushimit të gjatë, por ishin ndarë nga roja i shkollës dhe mësuesit. Disa orë më pas, rreth orës 13.00, kur edhe kishin përfunduar mësimin, u ritakuan në oborr ku edhe u përleshën me thika. Autori vrau 14-vjeçarin dhe plagosi shokun e ngushtë të viktimës, Luis Meçen. Gjatë marrjes në pyetje për shkakun e sherrit, autori është shprehur se përplasja kishte nisur për një "pse më shikon?", por në asnjë moment nuk ka shprehur pendesë./ZËRI

Poll

MOS HUMB