Aktualitet

Prej dy vitesh ka humbur kontaktin me vajzat, babai kërkon ndihmën e Policisë: Ish-bashkëshortja është larguar nga Shqipëria me fëmijët

Ish-bashkëshortja e tij është larguar nga Shqipëria drejt Belgjikës me familjen e saj dhe ka marrë dy vajzat me vete.

I.F
Prej dy vitesh ka humbur kontaktin me vajzat, babai kërkon ndihmën e
Elvis Kapllanaj

SHKODËR- Elvis Kapllanaj është babai i dy fëmijëve, me të cilët ka humbur kontaktet prej dy vitesh. 39-vjeçari, tha se ish-bashkëshortja e tij është larguar nga Shqipëria drejt Belgjikës me familjen e saj dhe ka marrë dy vajzat me vete. Kapllanaj tha se ai nuk ka lëshuar asnjë prokurorë që ish-bashkëshortja të largohet me fëmijët dhe se ata janë divorcuar së bashku 5 vite më parë. Ai dyshon se ajo është larguar me vajzën e madhe nga Kosova, ndërsa me vajzën e vogël në mënyrë klandestine, pasi ato rezultojnë ende sikur ndodhen në Shqipëri. Sipas tij, ato jetojnë prej dy vitesh në Belgjikë.

Babai i vajzave ka denoncuar rastin në policinë e Shkodrës dhe i ka bërë thirrje instuticioneve të veprojnë sa më shpejt dhe të gjejnë vajzat e tij. Bëhet me dije se Ministria e Drejtësisë ka depozituar një kërkesë autoriteteve belge, por ende nuk kanë marrë një përgjigje.

39-vjeçari shprehet se është i shqetësuar për vajzat dhe se prindërit e tij gjithashtu kërkojnë t’i takojnë, pasi i ka marrë malli për to.

“Unë jam Elvis Kapllani, jam i divorcuar prej 5 vite e gjysmë. Tre vitet e para kam komunikuar me fëmijët e mi sipas vendimit të Gjykatës. Prej dy vitesh nuk kam komunikuar me fëmijët e mi sepse ish-bashkëshortja ka marrë fëmijët edhe drejtu drejt Belgjikës. Unë nuk kam lëshuar asnjë prokurë, për me kaluar fëmija jashtë shtetit. Vajza e madhe ka kaluar me nënën e vetë, dajën e vetë me gjyshen kanë kaluar nga Kosova, ndërsa vajzën e vogël ma kanë kaluar në mënyrë të paligjshme. Ajo rezulton se ndodhet në Shqipëri, kur prej një kohe ajo është në Belgjikë. Unë i bëj thirrje shtetit që të reagojë dhe të mos bëjë një veprim që nuk duhet për hir të fëmijëve të mi. Dua që fëmijët të kthehen sa më parë sepse kam 2 vite që nuk i kam parë dhe nuk kam komunikuar me ato. Unë nuk e di se ku i kam fëmijët e mi, a kanë ngrënë a kanë pirë, ku janë? Nëna dhe babai im kërkojnë mbesat e tyre dhe i lutem shtetit që të reagojë sa më shpejt për ngjarjen e fëmijëve të mi që unë si person mos të shkoj tek një rrugë që nuk duhet për hatër të fëmijëve të mi”, tha babai.

Gjatë procesit të divorcit, gjykata vendosi që Kapllanaj të komunikojë çdo ditë me vajzat përmes mjetëve të komunikimit ora 16:00 deri në orën 18:00. Gjithashtu, atij iu caktua e drejta për t’i marrë me pushime nga 1 deri më 30 gusht dhe 1 deri më 7 janar. Po ashtu edhe për gjyshërit gjykata ka dhënë vendim që t’i takojnë mbesat vazhdimisht, por ata kanë humbur kontaktet me to prej dy vitesh pasi e ëma është larguar në Belgjikë së bashku me vajzat. /ZËRI

Poll

MOS HUMB