Aktualitet

“Partizani”/ SPAK merr të pandehur për pastrim parash edhe Xhimi Begejan

Begeja ishte aksioner me 60% te kompania “Homeplan” bashkë me Jamarbër Malltezin, dhëndrin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

I.F
“Partizani”/ SPAK merr të pandehur për pastrim parash edhe
Xhimi Begeja

TIRANË- SPAK ka marrë një tjetër person si të pandehur në lidhje me çështjen "Partizani". Sot në Prokurorinë e Posaçme është paraqitur Xhimi Begeja, i cili është një nga trashëgimtarët e tokës. Atij iu komunikua nga SPAK akuza për “pastrim parash”.

Sipas dëshmisë së dhënë nga Fatmir Bekteshit më tetor të 2023, Begeja ishte aksioner me 60% te kompania “Homeplan” bashkë me Jamarbër Malltezin, dhëndrin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Kompania Homeplan u themelua në vitin 2008 me themelues dhe ortak të vetëm Fatmir Bektashin.

Deri në vitin 2018, Bektashi rezultonte pronar i vetëm në kompani, por në këtë vit, një kontratë e vitit 2014 u regjistrua në Qendrën Kombëtare të Biznesit, në të cilën, Bektashi rezulton se ka shitur 60% të aksioneve.

Kontrata e shitjes, e depozituar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, tregon se Malltezi kishte blerë 35% të aksioneve të kompanisë përkundrejt vlerës nominale prej 35 mijë lekësh. Kjo duket se ka shtyrë prokurorinë të konkludojë se përfitimi i miliona eurove dividente nga kjo kompani nga ana e Malltezit përbën përfitim të paligjshëm ndërsa skema e shitjes së aksioneve me vlerë nominale përbën mekanizmin e përdorur për fshehjen e transaksionit për pagesën e përfitimit, pra mekanizmin e pastrimit të produkteve të veprës penale. /ZËRI

Poll

MOS HUMB