Aktualitet

Prej 6 ditësh në intubim te Trauma, familjarët kërkojnë ta dërgojnë në Greqi për kurim

Mjekët do të jenë ata që do të japin “ok”, nëse avokati Mëngjesi mund të transportohet në një spital jashtë vendit

E.K
Prej 6 ditësh në intubim te Trauma, familjarët kërkojnë
Sokol Mengjesi

TIRANË- Teksa ndodhet në gjendje të rëndë prej afro një jave në spitalin e Traumës në Tiranë, familjarët e avokatit Sokol Mëngjesi kanë kërkuar transferimin e tij në një spital në Greqi, për të marrë ndihmë më të specializuar shëndetësore. Deri tani transferimi ka qenë i pamundur për shkak se avokati ndodhet i intubuar, dhe paraprakisht mjekët e Traumës duhet të japin dakordësinë për transportin e tij në shtetin grek.

Gjendja shëndetësore e avokatit Sokol Mëngjesi është përmirësuar disi, pas gjashtë ditësh që qëndron në intubim. Skaneri që u bë sot tregon gjendje të stabilizuar. Ka nisur sot tentativa për ta zgjuar duke ulur medikamentet që e mbajnë në gjumë, por ky proces pritet të zgjasë.

Nga ana tjetër, në gjithë këto ditë familjarët kanë pasur interesim të vazhdueshëm, për ta transferuar mëngjesin në spitale jashtë vendit, ku mund ti jepet një trajtim më i specializuar. 

Avokati u godit në datën 29 Maj, pasi la djalin e tij në kopsht. Për ngjarjen Gjykata ka lënë në burg dy persona, Dritan Nano, që dyshohet se është dhe organizatori i sulmit, si do Dorian Alinë, i cili u vetëdorëzua në polici pas ngjarjes. Drivald Alia, Elton Kasaj dhe Romario Tabaku mbeten në kërkim nga policia./ZËRI 

Poll

MOS HUMB