Aktualitet

Prej 13 vitesh i fshehur/ Arrestohet Pjetër Paçani, në listën e 50 më të kërkuarve të Shqipërisë

Ai është i dënuar për vrasje të dyfishtë nga Gjykata e Tiranës me 25 vite burg në vitin 2014. 

f.t
Prej 13 vitesh i fshehur/ Arrestohet Pjetër Paçani, në
Pjetër Pacani

TIRANË-Policia ka arrestuar mbrëmjen e sotme Pjetër Pacanin, i dënuar për “vrasje në rrethana cilësuese”. Pacani u arrestua nga Forcat Operacionale në Fier, teksa iu gjetën me vete 3 automatikë dhe pistoleta. Ai është i dënuar për vrasje të dyfishtë nga Gjykata e Tiranës me 25 vite burg në vitin 2014. Pacani ishte i listuar si një nga 50 personat më të kërkuar nga policia në vendin tonë. Ai akuzohet për vrasjen e Ndoc Zymajit dhe Vlash Gjeçit.

Si ndodhi vrasja 

Pacani qëlloi për vdekje Ndoc Zymaj dhe Vlash Gjeçi. Ngjarja erdhi pas një konflikti që kishte si shkak moskthimin e një huaje. Biznesmeni nga Laçi i kishte marrë Ndoc Zymajt një shumë prej 100 mijë eurosh me anë të një kontrate. Por, biznesmeni Paçani nuk ishte treguar korrekt me afatin e caktuar. Për këtë arsye, biznesmeni dhe huadhënësi janë konfliktuar me anë të mesazheve telefonike, duke arritur deri në ofendime dhe sharje të rënda ndaj njëritjetrit. Pas bisedave dhe SMS-ve, Paçani ka lënë takim me Zymajt dhe Gjeçin.

Pikërisht në momentin kur dy personat e fundit prisnin kthimin e borxhit, Pacani i qëlloi për vdekje me pistoletë. Ngjarja ka ndodhur në autostradën Laç-Tiranë, në një lokal të quajtur “Exen”. Biznesmeni i firmës së betonit, në momentin që ka hyrë në lokal, ka qëlluar nga një distancë e afërt dy shokët e tij, duke iu drejtuar me fjalët: “Shani prapë nga nëna dhe motra”.

Vlash Gjeçi në momentet e fundit i është drejtuar shokut të tij me fjalët “na preu në besë”, gjë e cila është konfirmuar dhe nga dëshmitarët në gjyq. Në fund, Gjykata, ndonëse Prokuroria kërkoi dënim me burgim të përjetshëm, dha 25 vite heqje lirie për Pjetër Pacanin. Është dokumentuar gjatë hetimit se i pandehuri Pacani, për nevoja të biznesit të tij, i kishte marrë borxh me përqindje interesi një shumë financiare prej mbi 100 mijë eurosh, shumë e cila nuk është kthyer. Fakti i borxhit, sipas akuzës, provohet në disa mesazhe të zbuluara në telefonat e viktimave. Para ngjarjes së rëndë, mes biznesmenit dhe dy viktimave ka pasur sherr me SMS për shkak të moskthimit të borxhit.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB