Video

Breçani-djalit: Shit jashtë Shqipërie!

Breçani i kujton djalit, Eralbit se i kishte premtuar që do të merrej vetëm një vit me trafik droge. Por, kishin kaluar tre, dhe ai ende nuk kishte hequr dorë.

F.m
Breçani-djalit: Shit jashtë Shqipërie!
Eralb dhe Erzen Breçani

TIRANË- Sot është në kërkim për trafik ndërkombëtar për lëndë narkotike, por Erzen Breçani i kishte lënë vetëm një porosi të birit, Eralb Breçanit, të mos shiste drogë në Shqipëri. Këtë gjë, nga dosja e siguruar ekskluzivisht nga ZËRI, ish-kyrepolici e konsideronte njollosje të vendit. Madje, në një nga bisedat e zhvilluara mes tyre, Breçani i kujton djalit, Eralbit se i kishte premtuar që do të merrej vetëm një vit me trafik droge. Por, kishin kaluar tre, dhe ai ende nuk kishte hequr dorë.

Pjesë nga dosja: 

Erzen Breçani: Mos u merr më me ta, Shqipërinë mos e flliq, ndryshe me shit jashtë e ndryshe këtu. Ke bë një premtim, një vit do e provosh … u bënë 3 bush. Askush që ka shit shumë si ju, kurrë nuk ka shpëtuar pa humbur pasurinë e familjes dhe familjen e vet.

Erzen Breçani, ish-drejtues policie, dhe njëherësh ish-kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike, u arrestua të hënën në kuadër të goditjes së një grupi kriminal, i cili trafikonte sasi të mëdha kokaine nga vendet e Amerikës Latine, por edhe kishte kryer dhe organizuar plane për eleminimin fizik të disa personave. Në dosjen e SPAK, Breçani evidentohet në disa episode, fillimisht për lidhjen e tij familjare me Ervin Matën, motrën e të cilit e kishte nusen e djalit të tij, por edhe për shoqërinë me të fortin e Kukësit Bujar Germizi. Djali i Erzen Breçanit, Eralbi Breçani dhe Ervin Mata janë në kërkim nga SPAK, por ende autoritetet nuk kanë rënë në gjurmët e tyre. Në kërkim është shpallur dhe Ismail Zeneli. Ndërkohë ditën e nesërme pritet që të dalin para gjykatës Erzen Bercani, Besmir Murati, Dedan Gjoni dhe Bujar Ajeti./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB