Aktualitet

Si e arrestoi me vinç policia 30-vjeçarin

Pas djegies së makinës, i riu ka bërë rezistencë ndaj policisë, të cilët kanë hyrë nga dritarja e apartmentit me vinç

E.K
Si e arrestoi me vinç policia 30-vjeçarin
Pamje nga operacioni i policise

KORÇË- Policia e Korçës ka zbardhur brenda orësh djegien e një makine në qytet, për të cilën është vënë në pranga shtetasi Samuel Pengu, i dënuar më parë për drogë dhe armëmbajtje pa leje. Pengu ka bërë rezistencë ndaj punonjësve të policisë, të cilët siç shihet dhe në videon e mëposhtme kanë hyrë nga dritarja e banesës për të vënë në pranga 30-vjeçarin. Pronari i mjetit ishte shtetasi Gëzim Spahillari, ndërkohë që motivi i zjarrvënies nuk dihet ende.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, pas një pune intensive hetimore për ngjarjen e ndodhur më datë 27.09.2023, në lagjen nr. 10, të qytetit të Korçës, ku u dogj automjeti në pronësi të shtetasit G. S., bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar.

Si rezultat, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit S. P., 30 vjeç, banues në Korçë (me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve, krimeve kundër personit dhe të armëmbajtjes pa leje).   

Nga veprimet hetimore dhe nga provat e siguruara rezultoi se ky shtetas i ka vënë zjarrin automjetit tip "Benz", në pronësi të shtetasit G. S., dhe për pasojë automjeti është djegur pjesërisht. 30-vjeçari, në momentin kur forcat e Policisë ndërhynë në banesë me qëllim kapjen e tij, ka bërë rezistencë ndaj tyre”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme./Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB