Aktualitet

Policia gjen dy të mitur nga Maliqi në Tiranë pas 4 ditësh kërkimesh

Bëhet fjalë për një djalë 17 vjeç dhe një vajzë 15 vjeçe, të cilët, sipas njoftimit zyrtar të policisë, janë gjetur në kryeqytet në afërsi të qendrës tregtare TEG.

f.g
Policia gjen dy të mitur nga Maliqi në Tiranë pas 4 ditësh
Foto ilustruese

TIRANE- Pas katër ditësh kërkimesh intensive, Policia e Shtetit ka arritur të lokalizojë dhe të gjejë dy të mitur që ishin larguar nga banesat e tyre në fshatrat Zvirinë dhe Leminot të bashkisë Maliq. Bëhet fjalë për një djalë 17 vjeç dhe një vajzë 15 vjeçe, të cilët, sipas njoftimit zyrtar të policisë, janë gjetur në kryeqytet në afërsi të qendrës tregtare TEG.

NJOFTIMI I PLOTE: 

Policia e shtetit ka arritur të lokalizoje dhe gjejë dy të rinjtë që ishin larguar para 4 ditësh nga fshati Zvirine dhe Leminot.

Djali 17 vjeçar dhe vajza 15 vjeçare janë gjetur në kryeqytet pas informacioneve të marra në rrugë operative nga ana e policisë së Maliqit, të cilët në bashkëpunim me uniformat blu të Tiranës kanë mundur të gjejnë dy të miturit që ishin larguar nga banesat e tyre se bashku.

Të miturit janë gjetur në gjendje të mirë shëndetësore në afërsi të TEG./ZËRI

Poll

MOS HUMB