Aktualitet

“Po thuaje moj, do mall?”, taksistët ‘sekserë’ me trafikantët e kokainës: Nxito se i kam njerëzit në makinë

Në 3 biseda me taksistë individualë, bashkëpunëtorët e ZËRIT, provojnë se taksistët shpesh shërbejnë si sekserë për shitjen e kokainës, duke siguruar numra telefoni për klientët me trafikantët.

Redaksia Zëri
“Po thuaje moj, do mall?”, taksistët ‘sekserë’
Foto ilustruese

TIRANË- Skuadra e ZËRI ka ndjekur për gati 4 muaj një fenomen që është kthyer masiv në Tiranë. Shoferë taksish, kryesisht ata të kompanive private që operojnë në kryeqytet, janë përfshirë në një ‘biznes’ të ri.  Shitjen e kokainës për klientët e taksive. Skuadra e ZËRI-t nisi investigimin me disa taksi që operojnë në zona të ndryshme të kryeqytetit. Të gjithë pohojnë se kokaina shitet dhe është kollaj të gjendet. Në 3 biseda me taksistë individualë, bashkëpunëtorët e ZËRIT, provojnë se taksistët shpesh shërbejnë si sekserë për shitjen e kokainës, duke siguruar numra telefoni për klientët me trafikantët.

MOMENTI ME VIDEO:

PËRGJIMI 1

ZËRI: Ne rrimë në Itali, kemi ca kohë. Kemi një festë me shoqërinë, na patën thënë ndryshe…

Shoferi: Këtu është bërë sheshit, jo është keq. Duhet të njohësh dikë, për të pasur, ta thashë, këtu është sheshit, po tashi edhe ruhen më kupton? Duhet të njohësh...Nuk gjetët te Plazza, nuk mbanin?

ZËRI: Ndoshta u dukemi fytyra të reja

Shoferi: Edhe ajo bën vaki, të panjohur... Ka plot civilë si puna juaj, janë goca si ju që vishen me minfund dhe hiqen si prostitute, dhe janë agjente.

Një tjetër shofer individual i identifikuar nga ZËRI si taksist, I.H., me numër telefoni celular 068***, deklaron se në Laprakë shitet kudo kokainë dhe porosit drogë në telefon.

PËRGJIMI 2

Shoferi: Po thuaje moj, mall a çfarë

ZËRI: Po

Shoferi: Ka sa të duash...

ZËRI: Ku?

Shoferi: U gjej unë, a doni me u çu, kudo moj ka…Në Laprakë…

ZËRI: Se mos na çon tek ndonjë tip nga këta të fortët…

Shoferi: Jo moj, direkt shkon e merr. Në Laprakë, te Tajvani, shesin...

ZËRI: I njeh ti

Shoferi: Po

ZËRI: Ndonjë numër...

Shoferi: S'u mbaj numra, po janë çunat që njoh aty dhe shpërndajnë, ore shkojmë bashkë e u them unë, i marr unë, ç'a halli ki ti, hej Zot hej, unë pse të prita...shkoj unë, u them unë, sa doni, si të doni, e kanë gati...çmimi dihet, nga 30-50. Tajvani rri 24 orë. Duhet më hy brenda, hy e del moj. Keni kartë me vete? Ose m'i jepni lekët mu, shkoj unë, të vijë njëra me mua brenda

ZËRI: Aman mos na njohin edhe thonë ja...

Shoferi: Po jo moj foli unë me të...ndajeni mendjen, ju pres unë...numrin ua jap, ju pres këtu...068***

PËRGJIMI 3

(të infiltruarit flasin me njëri-tjetrin, duke thënë se duan diçka)

ZËRI: Po si na ftuat dhe s’morët asgjë. Ne thuajse arritëm.

I infiltruari 2: Si t’ja bëjmë tani? Të pyesim njëherë këtë xhaxhin.

Shoferi: Më thoni ç'a doni...emrin e asaj gjësë se ka disa nga ato gjërat, thuaj emrin dhe...

ZËRI: Të bardhë!

Shoferi: Po me, ju ndihmoj, di unë dikë...e merr në telefon dhe...po me, s'e di a do ai ta jap numrin apo jo...nëse do të çoj tek ai.

ZËRI: Ku rri ai

Shoferi: Këtu afër, këtu afër mi, 500 metra gjë...

ZËRI: Do i pyesësh njëherë sa, qysh tek

Shoferi: Sa doni?

(Merr në telefon personin që shet)

Shoferi: I kam në makinë o burrë, po pra po, për çerek ore, ok, ku, ok, çfarë të them unë, do më bësh telefon apo si se i kam njerëzit në makinë, në rregull nxito, ok, nxito, hajde.

ZËRI: Të ta mbajmë një numër telefoni ne ty

Shoferi: Ndajeni mendjen se i thashë atij robit, po vjen ai robi...

ZËRI: Do ma japësh një numër?

Shoferi: Numrin ta jap unë, s'e kam problem...069***.

Me kalimin e ditëve ZËRI kuptoi se numri i taksistëve që shesin drogë është shumë më i madh./ZËRI

Poll

MOS HUMB