Aktualitet

2024 nis me plagosje në Tiranë! 51-vjeçari qëllohet me armë, konfikti nisi në xhami (EMRAT)

Plagosja ka ndodhur pranë xhamisë së Xhurës në kryeqytet.

D.XH
2024 nis me plagosje në Tiranë! 51-vjeçari qëllohet me
Saimir Xhafa


TIRANË - Një plagosje ka ndodhur këtë mesditë në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Porcelanit. Një person është qëlluar me armë zjarri, teksa ndodhej pranë një xhamie. Ngjarja u shënua pranë xhamisë së Xhurës në zonën e njohur si"Xhamlliku".

I plagosur ka mbetur një 51-vjeçar i quajtur Agim Jazaj. Zona ku ndodhi plagosja është rrethuar nga forca të shumta policie, ndërsa në vendngjarje është edhe drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj.

Policia njofton se i plagosuri Agim Hazaj ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa po punohet për kapjen e autorit Sajmir Xhafa. Efektivët shprehen se kanë vendosur 5000 euro shpërblim për këdo që ka informacion për autorin.

2024 nis me plagosje në Tiranë! 51-vjeçari qëllohet me
Saimir Xhafa 1
2024 nis me plagosje në Tiranë! 51-vjeçari qëllohet me
Saimir Xhafa 2

Si nisi sherri

ZËRI ka mësuar se Agim Hazaj është konfliktuar me Sajmir Xhafa në xhaminë "Xhura". Sherri ka vijuar edhe jashtë, por situata është përshkallëzuar.

Xhafa ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar disa herë në derë të xhamisë, duke plagosur 51-vjeçarin.

Njoftimi i policisë:

Më datë 01.01.2024, në afërsi të xhamisë "Xhura", dyshohet se shtetasi S. Xh, ka plagosur me armë zjarri shtetasin A. J., rreth 51 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit.

Lidhur me ngjarjen e ndodhur pak më parë, në afërsi të xhamisë "Xhura", shërbimet e Policisë pas kryerjes së veprimeve të para hetimore, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit Saimir Xhafa, i ditëlindjes 04.01.1988, banues në Tiranë.

DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 0694111546, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.

/ZËRI/

Poll

MOS HUMB