Aktualitet

Plagoset me plumb qorr shtetasja italiane në Tiranë (EMRI)

Gruaja ka qenë duke ecur në korsinë e biçikletave, kur plumbi “qorr” i ka rënë nga lart.

f.t
Plagoset me plumb qorr shtetasja italiane në Tiranë (EMRI)
foto ilustruese

TIRANË- Një incident raportohet të ketë ndodhur në Tiranë natën e ndërrimit të viteve. Një grua ka mbetur e plagosur nga një plumb qorr.

Sipas informacioneve paraprake nga burime policore mësohet se ajo ka qenë duke ecur në korsinë e biçikletave, kur plumbi “qorr” i ka rënë nga lart. ZËRI mëson se gruaja e cila ka mbetur e plagosur është shtetase italiane. Agata Karbonara është dërguar pas ngjarjes në spital ku edhe ka marrë mjekimin e nevojshëm.

Ngjarja ka ndodhur në bulevardin 'Zogu I' pak pas mesnatës (1 janar 2024). Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorit po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Më datë 01.01.2024, rreth orës 00:35, në bulevardin "Zogu I", është dëmtuar dyshohet me armë zjarri, me vrimë hyrje nga lart-poshtë, me burim zjarri ende të paidentifikuar, shtetasja e huaj A. K., 51 vjeçe, e cila  ndodhet  në spital, ka marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se plaga mund të jetë shkaktuar nga një predhë e kalibrit të vogël, e ardhur nga lartësia. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorit po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Për këtë ngjarje do të kemi informacion më të zgjeruar pas sqarimit të plotë të të gjitha rrethanave dhe mekanizmit të ndodhjes së ngjarjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB