Aktualitet

Plagosja në Pogradec/ Vëllai i Jolldashit për ZËRI: Fajdexhiu dhe trafikanti Deis Meko korruptoi policët për t'ua mbyllur gojën

Sipas tij, Meko është drejton një bandë dhe se merret me trafik kokaine, fajde e lojëra fati dhe për t’i shpëtuar drejtësisë, ka korruptuar efektivët e policisë në Pogradec.

F.m
Plagosja në Pogradec/ Vëllai i Jolldashit për ZËRI:
Pamje nga vendi i ngjarjes

POGRADEC- Vëllai i Altedi Jolldashit, të riut që u plagos me armë zjarri në Pogradec, vijon të hedhë akuza kundrejt autoriteteve dhe një personi të quajtur Deis Meko. Në një video-selfie, Gert Jolldashi thotë se plagosja ka qenë një ngjarje e paralajmëruar, pasi të njëjtët persona i kanë zënë pritë të vëllait dhe e kanë rrahur. Ngjarja në fjalë ka ndodhur para gjashtë muajsh dhe sipas vëllait të të plagosurit, autoritetet nuk marrin masa. Jolldashi pretendon se pas të dyja ngjarjeve qëndron Deis Meko. Sipas tij, Meko është drejton një bandë dhe se merret me trafik kokaine, fajde e lojëra fati dhe për t’i shpëtuar drejtësisë, ka korruptuar efektivët e policisë në Pogradec.

Prononcimi i vëllait të Altedi Jolldashit:

"Dje në Pogradec ka ndodhur një ngjarje, ku është plagosur vëllai im, Alted Jolldashi. Krimineli Deis Meko, bashkë me bandën e tij i kanë zënë pritë vëllait tim dhe e kanë plagosur me pistoletë tip TT me 4 plumba, një në gjoks, një në dorë, një në këmbë dhe një në shpatull. Siç duket nga video, krimineli Deis Meko ka qenë me 3 makina dhe vetë i shtati kur ka qëlluar 4 herë me pistoletë dhe ka rrezikuar jetën e dhjetëra fëmijëve, që ishin në ato momente pranë vendngjarjes. Krimineli Deis Meko favorizohet nga inspektorët e policisë, pasi ai iu jep ryshfet atyre. Efektivët e Komisariatit të Pogradeci po e ndihmojnë kriminelin Deis Meko, që ngjarjen ta marrë përsipër një tjetër kriminel, një person me inicialet K.L, 27 vjeç, që Meko e mban për raste si kjo që sapo ndodhi. Krimineli Deis Meko është i implikuar në punë të jashtëligjshme si shitja e kokainës në 4 lokale që i disponon në Pogradec, që i përdor edhe për shpërndarje fajdesh dhe lojëra fati. Çdo gjë mund të verifikohet lehtësisht sapo të jeni në Pogradec dhe të pyesni për këtë person. Kjo, sepse njihet shumë mirë se është kontigjent kriminal. Policia nuk ka marrë masat përpara se të ndodhte ngjarja, pasi përpara 6 muajve vëllain tim e kanë pritur 7 persona me maska e armë dhe ne kemi bërë denoncime e nuk ka ndodhur asgjë. E kanë goditur me leva e armë dhe është shtruar në spital e policia nuk ka marrë askënd në pyetje për këtë ngjarje. I bëj thirrje ministrit dhe mediave, që të vihet në vend drejtësia”, deklaroi vëllai i Alted Jolldashit.

Pak ditë më parë ZËRI ka siguruar pamjet ekskluzive të plagosjes me armë zjarri. Në videon e siguruar nga ZËRI, duke qartë momenti kur autori i plagosjes, tashmë i arrestuar nga Policia, Deis Meko zbret nga mjeti i tij tip "Benz". Bashkë me të janë edhe 4 persona të tjerë, të gjithë djem të rinj. Fillimisht flasin me një djalë që ndodhet pranë një mjeti të parkuar, duke menduar se ai është objektivi i tyre, Alten Jolldashi. Por shpejt kuptojnë se nuk kanë të bëjnë me të njëjtin person. Por shumë pranë tij gjejnë motorin e të riut që kishin si objektiv. 

Sipas Policisë së Pogradecit, konflikti nuk ka qenë një konflikt i çastit, të tre djemtë kanë qenë duke u sqaruar për një konflikt të mëparshëm të tyre dhe më pas dyshohet se Jolldashi ka hapur zjarr ndaj djemëve të tjerë dhe ata i janë kundërpërgjigjur. Lidhur me ngjarjen, Deis Meko dhe Kristo Lotis u vetëdorëzuan në polici pas negociatave me familjarët, ndërsa Jolldashi megjithëse tek po mjekohet tek Trauma mbetet i arrestuar në flagrancë./ZËRI

Poll

MOS HUMB