Aktualitet

Plagosja në Pogradec, babai shkoi të blinte biskota pasi la në gjendje të rëndë të birin

I moshuari iu ka thënë fqinjëve, teksa shkonte të blinte biskotat "Do të më duhen sot për në komisariat"

E.K
Plagosja në Pogradec, babai shkoi të blinte biskota pasi la në
Pamjet nga banesa e familjes Shkullaku

POGRADEC- Një krim brenda familjes ndodhi pasditen e djeshme në Pogradec, në fshatin Stropckë, ku 83-vjeçari Agim Shkullaku qëlloi me armë të birin, Përparim Shkullaku.

Fqinjët jashtë kamerave kanë treguar se menjëherë pasi kishte qëlluar dy herë mbi trupin e të birit, ende pa mbërritur ambulanca dhe policia, i moshuari ka shkuar në dyqanin e lagjes për të blerë biskota.

Në këtë moment ai u ka thënë fqinjëve fjalinë: "Do të më duhen sot për në komisariat".

Ky veprim ka çuditur fqinjët, të cilët pavarësisht ngjarjes, kanë lajmëruar menjëherë policinë e cila ka bërë të mundur arrestimin e menjëhershëm të 83-vjeçarit. Konflikti mes babait dhe djalit ka ndodhur për motive banale, pasi ky i fundit në gjendje të dehur ka goditur fizikisht të atin, ndërsa i moshuari ka marrë armën e gjahut dhe e ka plagosur. 

Në Komisariat, i moshuari rrëfeu se dhuna e vazhdueshme që i ushtronte i biri e kishte shtyrë që ta plagoste: Në momentin që kam plagosur djalin kam qënë i stresuar pas dhunës që ai ushtroi ndaj meje dhe në ato momente kam humbur kontrollin dhe kam qëlluar mbi djalin tim.

Një prej të afërmve të familjes, duke folur pas ngjarjes është shprehur se djali ka qenë i pirë dhe e ka goditur fillimisht babanë, ndërkohë që më herët nuk ka pasur konflikte mes tyre.

 “Gruaja më tha. Dëgjoi që qanin aty dhe më tha kështu kështu. Erdhi ambulanca dhe e mori. Kur vajta unë aty kishte njerëz. Ne i kemi kushërinj, janë të mirë, si të gjithë njerëzit. Nuk është gjë e mirë ajo që ndodhi, që të arrijë deri aty. Konflikte edhe mund të kenë pasur me njëri-tjetrin, por ne nuk e dimë. Nuk hymë në shtëpinë e tyre dhe t’i pyesim si i keni hallet, kështu që… Siç thonë djali kishte qenë i pirë dhe kishte goditur të atin”, u shpreh nipi i autorit të plagosjes.

Ndërkohë, 47-vjeçari i plagosur është transportuar me helikopter për në Spitalin e Traumës në kryeqytet./ZËRI

Poll

MOS HUMB