
FIER-Drejtori i qendrës shëndetësore në Cakran, Tonin Xhelaj ka raportuar lidhur me gjendjen shëndetësore të 17-vjeçarit, i cili u plagos me thikë nga bashkëmoshatari i tij. Xhelaj, ka pohuar për mediat se i mituri i dëmtuar është paraqitur për ndihmë mjekësore i shoqëruar nga shokët, teksa ka katër goditje me thikë. Mjeku ka njoftuar se i mituri është jashtë rrezikut për jetën dhe aktualisht po merr trajtim të specializuar në Spitalin Rajonal të Fierit.
“Se si ndodhi ngjarja, unë nuk mund ta them, sepse nuk isha prezent. Ne na morën në telefon mësuesit, ka ndodhur një ngjarje. Sa bëmë ne gati grupin për të shkuar, 17-vjeçarin e sollën këtu mësuesit dhe nxënësit, shokët e vet. Ishte me pak hemoragji nga krahu i majtë. Gjenja e tij ishte e qëndrueshme. Ju dha ndihma këtu dhe u nis për mjekim të specializuar në spitalin rajonal të Fierit. Kishte katër goditje, por ishte jashtë rerzikut për jetën. I riu ishte koshient”, tha Xhelaj.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në fshatin Cakran, Fier, në ambjentet e shkollës së mesme “Mustafa Hoxha”, bëri me dije policia. Autori është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme, teksai i është sekuestruar thika me të cilën goditi adoleshentin tjetër. Burime nga drejtoria e Policisë së Fierit pohojnë se autori ka deklaruar se janë zënë sapo kanë hyrë në oborr të shkollës, pasi kishin debatuar për një postim në rrjetin social Snapchat mbrëmjen e djeshme./ZËRI