
TIRANË-Policia njoftoi ditën e sotme se ka vënë në pranga aktorin e humorit, Rezart Veleshja. Aktori është arrestuar për mashtrim, pasi dyshohet se ka përdorur makinën një mikut të tij në mirëbesim dhe ia ka shitur dikujt tjetër për 2 milionë lekë të vjetra. Pronari ka bërë denoncim në Polici dhe brenda pak orësh është sqaruar se Veleshnja e kishte shitur.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan shtetasin R. V, banues në Tiranë, pas me anë të mashtrimit, i ka marrë një automjet, shtetasit Y. T., dhe më pas e ka shitur”, njofton policia.
Pas lajmit të publikuar vetë aktori ka bërë një reagim për të sqaruar ngjarjen ku është përfshirë. Veleshnja në një video të publikuar nga Pogradeci mohon arrestimin, duke sqaruar se automjeti në fjalë i përdorur nga vetë ai ka qenë i vjedhur dhe sot është gjetur kush e ka patur.
"Ju përshëndes nga Pogradeci. Ideja është që ai është një autormjet që e kam përdorur unë, ai automjeti kishte humbur dhe thjesht e kam përdorur unë. Dhe sot e kësaj dite është gjetur se kush e ka pasur. Nuk ka asgjë këtu. Jo u arrestua, jo...Turp! Është një automjet që kishte humbur, kaq! Ia kam përdorur unë dikur, por nuk kam më lidhje me atë makinë se e kam hequr,'-shprehet aktori.
Por pavarësisht akuzës, në lidhje me rastin Gjykata e Tiranës ka vendosur 'detyrim paraqitje' për aktorin./ZËRI