Aktualitet

Plagosja me armë zjarri në Shkodër, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori

I plagosuri u dërgua në spitalin rajonal të Shkodrës, e më pas, ndërsa pas pak orësh doli nga spitali duke qenë jashtë rrezikut për jetën.

k.m.
Plagosja me armë zjarri në Shkodër, identifikohet dhe shpallet
Ndue Preka

SHKODËR- Policia e Shkodrës ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes së Ndue Prekës. Autori është identifikuar si Klodian Guraleci që mban edhe një mbiemër tjetër si Krasniqi. I plagosuri u dërgua në spitalin rajonal të Shkodrës, e më pas, ndërsa pas pak orësh doli nga spitali duke qenë jashtë rrezikut për jetën. Në dëshminë e tij, Preka nuk ka pranuar të tregojë se kush është autori që e qëlloi me armë zjarri duke thënë se nuk ka arritur që ta njohë.

“Nuk e di se kush më qëlloi. Nuk arrita që ta identifikoj sepse ishte errësirë dhe u largua me shpejtësi pasi më plagosi. Unë nuk kam ndonjë konflikt me persona të tjerë ndaj edhe nuk e kam idenë se kush mund të jetë personi që më plagosi. Nuk kam patur probleme apo kërcënime të mëparshme ndaj edhe nuk e kam idenë përse më qëlluan,”- mësohet të ketë thënë 30-vjeçari.

Preka ndodhej në lagjen “Mark Lula” kur papritur u qëllua me armë zjarri nga Guraleci. Një prej plumbave e ka kapur në këmbë 30-vjeçarin duke i dëmtuar gishtin ndërsa dy plumba të tjerë goditën një automjet që ishte i parkuar dhe brenda tij nuk ndodhej askush./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB