Aktualitet

Plagosja e Ervis Nelës nga kushëriri i tij, shkak dyshohet prishja e pazareve të drogës në Gjermani

Mario Nela kishte mbërritur nga Gjermania në Shqipëri të martën, dhe takimi i tij me Ervis Nelën ditën e djeshme përfundoi me plagosje.

M.M
Plagosja e Ervis Nelës nga kushëriri i tij, shkak dyshohet prishja e
Foto ilustruese

TIRANË-  Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me plagosjen që ndodhi dje në rrugën “Princ Vidi” në Tiranë. Mario Nela plagosi të afërmin e tij, Ervis Nela, me armë zjarri, pas një konflikti të ndodhur për pazare droge në Gjermani. Bëhet me dije se të dy kishin pasur disa mosmarrëveshje për çështje droge në Gjermani, të cilat kishin rënë dakord t’i zgjidhnin në Shqipëri.

Mario Nela kishte mbërritur nga Gjermania në Shqipëri të martën, dhe takimi i tij me Ervis Nelën ditën e djeshme përfundoi me plagosje. I plagosuri, Ervis Nela, shkoi vetë në një spital privat ku mori ndihmë mjekësore dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

Pas ngjarjes, policia arrestoi babain e autorit, Gentjan Nela, dhe vëllain e tij, Emanuel Nela. Ndërkohë, Mario Nela vijon të jetë në arrati dhe autoritetet po punojnë për kapjen e tij. Gjatë kontrolleve në shtëpinë e të arrestuarve, u sekuestruan një armë gjahu dhe një pistoletë zhurmuese. Hetimet për këtë ngjarje po vazhdojnë./ ZËRI

Poll

MOS HUMB