Aktualitet

Plagosi me armë zjarri kushëririn e kryetarit të Bashkisë Kukës, gjykata lë në burg 29-vjeçarin

Sipas Muçmatës, konflikti nisi për një vend pune, pasi vëllai i tij pushoi nga puna 29-vjeçarin.

I.F
Plagosi me armë zjarri kushëririn e kryetarit të Bashkisë
Sebastian Muçmata

KUKËS- Gjykata e Kukësit ka lënë në burg Sebastian Muçmatën, pasi plagosi me armë zjarri 29-vjeçarin Elvis Halilaj, kushëririn e kryebashkiakut të Kukësit Albert Halilaj. Sebastian Muçata akuzohet për vrasje ngelur në tentativë në bashkëpunim si dhe armëmbajtje pa leje dhe municioneve luftarake.

Autori ka dëshmuar se konflikti nisi pasi dy vëllezërit Halilaj, Elvis dhe Qerim kërcënuan me armë zjarri babanë e tij dhe dhunuan vëllain e tij, Zenel Muçmatën, i cili mban postin e Drejtorit të Shërbimeve në Bashki.

Sipas Muçmatës, konflikti nisi për një vend pune, pasi vëllai i tij pushoi nga puna 29-vjeçarin. Ngjarja ndodhi më 19 shkurt në fshatin Bicaj në Kukës./ZËRI

Poll

MOS HUMB