Aktualitet

I dënuar me 21 vjet burg në Itali, arrestohet 52-vjeçari në Tiranë

Gjykata e Santa Maria Capua Vetere, në vitin 2004, e ka dënuar Sallakun, me 21 vjet burg, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

I.F
I dënuar me 21 vjet burg në Itali, arrestohet 52-vjeçari
Artan Sallaku

TIRANË- Një 52-vjeçar është arrestuar në Tiranë, i cili është dënuar në mungesë në Itali, me 21 vjet burg. në pranga ka rënë Artan Sallaku, i cili ishte pjesëtar i një organizate kriminale, që merrej me trafikim të lëndëve narkotike. Gjykata e Santa Maria Capua Vetere, në vitin 2004, e ka dënuar Sallakun, me 21 vjet burg, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Romën, për ta ekstraduar atë në Itali.

“Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në kuadër të projektit të quajtur “Të kërkuarit”, që synon kërkimin dhe kapjen e të  shtetasve me rrezikshmëri, lokalizoi dhe arrestoi në Tiranë, pjesëtarin e një organizate kriminale për trafikim të lëndëve narkotike, të dënuar në Itali, me 21 vjet burgim.

Si rezultat i shkëmbimit të shpejtë të informacioneve, me homologët italianë, policinë e  Casertës, Zyrën e Ekspertit për Sigurinë në Shqipëri dhe Drejtorinë Qendrore të Policisë Kriminale dhe Shërbimit për Bashkëpunimin Ndërkombëtar te Policisë,  për kapjen e një shtetasi shqiptar të kërkuar ndërkombëtarisht për llogari të Italisë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Operacionalja 30”,  u kap në Tiranë dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Itali, shtetasi Artur Sallaku, 52 vjeç, i lindur në Tiranë.

Giykata e Santa Maria Capua Vetere, në vitin 2004, e ka dënuar këtë shtetas, me 21 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Romën, për ta ekstraduar këtë shtetas, në Itali.

Kapja e këtij shtetasi tregoi edhe njëherë bashkëpunimin e shkëlqyer mes Policisë së Shtetit, Policisë Italiane dhe Zyrës  së Ekspertit për Sigurinë në Shqipëri për të luftuar bashkërisht krimin e organizuar dhe për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e  personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar”, njofton Policia./ZËRI

Poll

MOS HUMB