Aktualitet

EMRAT/ Dy vite më parë iu bë atentat të birit, plagoset me sende të forta një person në Shkodër

Sherri ka ndodhur në lagjen Rus, pranë kopshtit “Ton Alimhilli".

f.t
EMRAT/ Dy vite më parë iu bë atentat të birit, plagoset me
foto ilustruese

SHKODËR- Një person është plagosur me sende të forta në Shkodër. Mësohet se nga persona ende të paidentifikuar është goditur me sende të forta shtetasi Vladimir Bruçi, 62 vjeç. Bruçi është dërguar menjëherë drejt spitalit rajonal të Shkodrës. Sherri ka ndodhur në lagjen Rus, pranë kopshtit “Ton Alimhilli". 62-vjeçari është goditur në afërsi të banesës. 

Dy vite më parë në Shkodër, Alban Bruçajt, djali i 62-vjeçarit të plagosur sot (3 qershor), iu bë një atentat me armë, por që fatmirësisht u shpëtoi plumbave. Ngjarja u regjistrua mbrëmjen  e 25 gushtit 2022 në lagjen "Partizani" të Shkodrës, ku të rinjtë kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të makinës së Bruçaj, i cili fatmirësisht shpëtoi pa asnjë lëndim. 19 plumba mësohet se shkrehën ndaj 25 vjeçarit i cili shpëtoi pa lëndime, pasi siç ka deklaruar vijoi të lëvizë me makinë gjatë kohës që ishte nën sulm.

Nuk dihet ende nëse konflikti i ndodhur ditën e sotme (3 qershor) ka lidhje me ngjarjen e djalit të tij. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. 

Njoftimi i plotë i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 14:40, në lagjen “Partizani”, dyshohet se gjatë një konflikti, është dëmtuar me sende të forta, në kokë, shtetasi V. B., 62 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër. 

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për kapjen e autorit.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB