
ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Napoli. Një 24-vjeçare, e cila ndodhej në shtëpi ka mbetur e plagosur me plumb në gjoks. Ngjarja ka ndodhur në Napoli, në lagjen Mercato rreth orës 23:00. Sipas mediave italiane, e reja i tha Policisë: Isha në banesën e motrës sime dhe po i stiloja flokët kur papritur ndjeva një djegie dhe dhimbje në shpatull. E kuptova që isha goditur.
Plumbi i vetëm i shpoi gjoksin dhe i shkaktoi gjithashtu një frakturë në shpatull. E reja iu nënshtrua menjëherë një operacioni dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë që Policia ka nisur hetimet për të zbuluar nëse dikush e ka qëlluar me dashje, apo ka qenë e gjitha një ngjarje aksidentale që për pak i kushtoi jetën./ZËRI