Aktualitet

Plagosen me thikë babë e bir në Shkodër, shkak një koment në rrjetet sociale

Raportohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në lagjen "Mark Lula". Autori është arrestuar.

E.K
Plagosen me thikë babë e bir në Shkodër, shkak një
Foto ilustruese

SHKODËR- Plagosen me thikë babë e bir në Shkodër. Raportohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në lagjen "Mark Lula". Autori është arrestuar. Sipas bluve të Shkodrës ngjarja ka ndodhur pas një sherri për motive të dobëta. Babë e bir janë jashtë rrezikut për jetën. Policia ka sekuestruar thikën e përdorur në krim. Mësohet se ngjarja ka ndodhur për një koment në rrjetet sociale.

NJOFTIMI I POLICISË:

Shkodër/Informacion paraprak. Rreth orës 20:40, në lagjen “Mark Lula”, Shkodër, gjatë një konflikti për motive të dobëta janë dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasit Sh. L., 52 vjeç dhe E. L., 19 vjeç (babë e bir), të cilët u dërguan në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër, i autorit të dyshuar, shtetasit A. M., 26 vjeç, banues në Shkodër. Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar mjetin prerës (thikë) që dyshohet se është përdorur nga ky shtetas, gjatë konfliktit. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit./ZËRI

Poll

MOS HUMB